PSD-ja e zbardh Hekuran Muratin me miell: Qita e ki për punëtorë - NACIONALE

PSD-ja e zbardh Hekuran Muratin me miell: Qita e ki për punëtorë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një aksioni simbolik u ka dalë në mbrojtje punëtorëve të cilët ende s’i kanë marr pagat e muajit gusht.

Aktivistët e PSD-së i hodhën miell ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

Në një video të publikuar nga PSD, Hekuran Murati shihet i zbardhur nga mielli që ia hodhën aktivistët.

“Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë” – shkruan kryetari Molliqaj.

Ministria e Financave ende s’i ka proceduar pagat e muajit gusht për punëtorët publikë.

Kjo si rezultat i grevave qe po organizohen nga Bashkësia e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Lajme të ngjashme