Merr flakë një banesë në Fushë Kosovë, shkak fishekzjarret (VIDEO)
Është ndezur në flakë një banesë në Fushë Kosovë.
Siç shkruan Indeksonline, shkaktarë janë mjetet piro-teknike. Tutje bëhet e ditur se i njëjti zjarr është shuar shumë shpejt, kjo falë intervenimit të banorëve afër.
Kujtojmë se autoritetet kosovare vazhdimisht kanë bërë thirrje që fishekzjarret mos të përdoren.
Më poshtë edhe pamje nga momenti respektiv.

