Aktivisti serb pretendon se dikush në Lagjen e Boshnjakëve ia hoqi fshirëset e xhamit
Aktivisti serb, Stefan Veljković pretendon se dikush në Lagjen e Boshnjakëve ia ka hequr fshirëset e xhamit.
Sipas tij, në momentin kur pretendon se të njëjtat iu hoqën, ai kishte targat "KM".
Jo vetëm kaq. Siç ka thënë, rasti ka ndodhur sonte rreth orës 18:30, ndërsa në bazë të asaj që pretendon se ka dëgjuar, ka pasur edhe raste të tjera të tilla si ky.
"Sonte rreth orës 18:30 dikush më hoqi fshirët e xhamit, në hyrje të Lagjes së Boshnjakëve. Këto ditë kam dëgjuar për shumë raste të tilla në veri. Në këtë mënyrë edhe qytetarët bëhen radikalë", shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
