Ekipi kujdestar i Mjekimit Intensiv në QKUK uron Vitin e Ri 2023
Padyshim se për disa prej profesioneve nuk ka pushim as në festë. I tillë është ai i mjekut.
Përgjegjësia rritet kur kuptojmë faktin se duhet të angazhohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Përmes rrjeteve sociale, Ekipi Kujdestar i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK ka uruar Vitin e Ri 2023.
Përveç urimit, ata kanë publikuar edhe një fotografi të përbashkët mes kolegëve që sonte janë të angazhuar në punë.
