Kurti s’pranoi ta komentojë, çka pritet të “zihet” ne takimin me këshilltarët e Scholz dhe Macron për dialogun? - NACIONALE

Kurti s’pranoi ta komentojë, çka pritet të “zihet” ne takimin me këshilltarët e Scholz dhe Macron për dialogun?

1 vit më parë

nga Halim Kafexholli

Tentimi për tu gjetur një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, muajve të fundit ka shtuar intensitet dhe fokus më të madh ndërkombëtar.

Për qëllim të kësaj çështje, sot në Kosovë vijnë dy këshillëtarët të liderëvë më të mëdhënjë evropian. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, kanë vendosur që këshilltarët kryesorë të tyre t’i angazhojnë në këtë process të cilët do ta shoqërojnë emisarin Miroslav Lajçak.

Jens Plotner, këshilltar i Scholz për politikë të Jashtme dhe Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Emmanuel Macron do të takohen me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti para se të nisen në Beograd për ta takuar presidentin serb atje, Aleksandar Vuçiq.

Në kuadër të këtyre vizitave, për gazetën Nacionale sot ka folur shefi i shërbimeve, në Zyrën për Media të Qeverisë Gjermane, Christian Lichtëardt, ku mes tjerash, përmendi edhe tensionet e fundit mes dy vendeve.

“Në dritën e tensioneve të fundit, ata caktuan këshilltarët e tyre për politikën e jashtme, z. Jens Ploetner dhe z. Emmanuel Bonne, që të mbështesin drejtpërdrejt Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij”, ka thënë tutje ai.

Hap i parë i angazhimit të tyre, Lichtëardt tha se është vizita e 9 shtatorit, ku “do të shqyrtohen opsionet për përparim në dialog”.

Sa i përket letrës së përbashkët të Scholz dhe Macron, dërguar kryeministrit Kurti, ku këshillohej që të bëhej gati për “vendime të vështira”, Zyra për Media e Qeverisë Gjermane i tha Nacionales se nuk ka mundësi që të japë detaje, pasi që “nuk janë të synuara për publikun”.

Kjo ishte një prej kërkesave kryesore në letrën që kancelari Scholz dhe presidenti Macron i kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti.

Çka thuhej në letrën e Schol dhe Macron.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte pranuar të dielën e javës së kaluar një letër të përbashkët nga Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Në këtë letër kërkohet që Kurti të bëhet gati për vendime të vështira. Që të dy, kanë anagazhuar këshilltarët kryesor për punën e dialogut.

“Po u adresohemi juve si lider i shtetit tuaj, për t’u bërë thirrje për të treguar gatishmëri dhe zgjidhje maksimale për të marrë vendime të vështira, që shpijnë drejt progresit të dialogut të udhëhequr nga BE, në mes Kosovës dhe Serbisë. Tensionet e kohëve të fundit kanë treguar se hapat konstruktivë në rrugën përpara janë urgjentisht të nevojshëm, në nivelin praktik dhe politik.”, thuhet në letrën e tyre.

Kush janë këshilltarët që vizitojnë Kosovën?

Jens Plötner 54 vjeçar është këshilltari kryesor për politikë të jashtem i kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Ai është një politikan që e njeh mirë marrëdhëniet e Gjermanisë me Rusinë.

Plötner u bë i famshëm për deklaratën e tijndaj Rusisë disa muaj pas fillimit të luftës.

Këshilltari gjerman për politikën e jashtme, kishte thënë se marrëdhëniet me Moskën janë një çështje e madhe sa armët për Kievin

“...por ka disi më pak artikuj se si duhet të jenë marrëdhëniet tona me Rusinë në të ardhmen” , kishte thënë ai, deklaratë kjo që nxiti reagime të shumta.

Deklarata e tij nuk ishte e qartë se a përfaqësonte direkt qëndrimin e kancelarit gjerman mbi luftën në Ukrainë.

Plötner para se të bëhej këshilltar i Scholz, ishte ambasador.

Emmanuel Bonne

Emmanuel Bonne 52-vjeçar është këshilltari i lartë diplomatik i presidentit francez, Emmanuel Macron, që nga viti 2019.

Ai është angazhuar në shumë role nga Macron.

Bonne është i angazhuari i Frnacës për Samitin e G7-tës në hartimin e Planit të Përbashkët për Veprim.

Është i angazhuar në Nord Stream 2 dhe në paktin AUKUS (Pakti trepalësh) dhe gjithashtu njeriu kryesor në çështjet bilaterale me partnerët kryesorë të Francës.

Ai gjithashtu ka qenë ambasador në Libi dhe është i specializuar në çështje të Lindjes së Mesme.

Angazhimi i këshilltarëve kryesorë nga Scholz dhe Macron vjen pas tensioneve të fundit që u shkaktuan në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit.

Scholz dhe Macron përveç Kurtit, letër i kanë dërguar edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit po ashtu i kanë kërkuar vendosmëri dhe gatishmëri për vendime të vështira.

Kurti nuk e komenton vizitën e tyre në Kosovë

Gjatë vizitës së sotme në një shkollë në Llugë të Podujevës Kurti foli dhe për dialogun me Serbinë por kur u pyet për vizitën e dy këshilltarëve ditën e nesërme ai nuk komentoi por u largua me një urim.

“Më falni, besoj që është shumë e rëndësishme të flasim për shkolla. Shkollat janë shumë të rëndësishme. Emisarët së bashku e të gjitha këto kanë vende të tjera, kohë të tjera. Unë prej këtu shkoj në Prishtinë. Sot e kemi inaugurimin e shkollës. Urime të gjithëve”, tha Kurti.

Mirëpo Kurti nuk rezervoi të komentoj deklaratën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Serbi i cili tha se Turqia është e gatshme që të japë mbështetjen e saj dhe të ndërmjetësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë deri në arritjen e një marrëveshje.

Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – ku Kosova nuk është aty temë por palë, bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, tha kryeministri.

Lajme të ngjashme