Shqiptarët protestojnë në Mulhouse të Francës kundër vendimit të Speciales
Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur të shtunën në Mulhouse të Francës, në protestë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në pamjet e publikuara nga Klankosova.tv, protestuesit shihen të tubuar në qendër të qytetit, me flamuj kombëtarë dhe simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta në Mulhouse është pjesë e një vargu tubimesh të organizuara nga shqiptarët në diasporë pas shpalljes së aktgjykimit më 16 shtator.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Protesta dhe tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë mbajtur edhe në qytete të tjera jashtë Kosovës.