Deklarata e Kuvendit për krerët e UÇK-së, PDK falënderon deputetët: Tani është radha e ndryshimit të Ligjit për Specialen - NACIONALE

Deklarata e Kuvendit për krerët e UÇK-së, PDK falënderon deputetët: Tani është radha e ndryshimit të Ligjit për Specialen

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës e ka përshëndetur miratimin nga Kuvendi të deklaratës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përmes një reagimi, PDK-ja ka falënderuar të gjitha grupet parlamentare për mbështetjen dhe kontributin në harmonizimin e tekstit të deklaratës së propozuar nga grupi ynë parlamentar.

Sipas kësaj partie, tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Sot, Kuvendi shprehu qëndrimin e tij për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e aktgjykimit që e vlerëson të padrejtë. Ky është një hap i rëndësishëm i vullnetit të përbashkët politik. Tani ai vullnet duhet të kthehet në veprim konkret. Radha është e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK. Kërkojmë nga Qeveria që ta procedojë pa vonesë në Kuvend dhe nga të gjitha grupet parlamentare që ta trajtojnë e votojnë me urgjencë”, është thënë në reagimin e PDK-së.

Lajme të ngjashme