Kurti kritikohet për fjalimin e tij ku foli mirë për Ivanoviqin: "Duhet ta ketë një zor të madh" - NACIONALE

Kurti kritikohet për fjalimin e tij ku foli mirë për Ivanoviqin: "Duhet ta ketë një zor të madh"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhja e fjalëve të kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për politikanin serb, Oliver Ivanoviq në pesë vjetorin e vdekjes së tij, kanë nxitur reagime të shumta në Kosovë. Kurti po kritikohet pasi dikur ai dhe partia e tij e akuzonin Ivanoviqin për krime lufte...

Kurti në video-mesazhin e tij ka thënë se Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit e qytetit të tij.

Megjithatë, në janar të vitit 2016, Lideri i Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviq, ishte i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 si dhe vrasje të rëndë në vitin 2000, ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me nëntë vjet burg.

E këtë dënim, Lëvizja Vetëvendosje, - atë kohë në opozitë, e quante “poshtërim për drejtësinë”.

Në komunikatën e VV-së tashmë të fshirë nga faqja e tyre, Ivanoviq akuzohej si përgjegjës për vrasje, lëndim, dëbim dhe shkatërrim të pronave të shqiptarëve në veri të Mitrovicës.

Olivier Ivanoviq dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë dhe pas përfudimit zyrtar të luftës në Kosovë janë angazhuar për realizimin e planit hegjemon të shtetit të Serbisë – kolonizimi i Kosovës dhe spastrimi i tij.”- shkruhej ndër të tjera në komuikatën e VV-së të lëshuar më 23 janar 2016.

Kritikohet Kurti

E këto ndryshime të deklaratave të Kurtit në pushtet dhe Kurti në opozitë, për analistët e zhvillimeve politike dhe anëtarë të partive opozitare, duket se bëhen vetëm kur ka ndonjë “zor”.

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti e ka quajtur kryeministrin Kurti “demagog” duke publikuar fjalët e fundit për Ivanoviqin dhe ato para disa viteve për të.

Verba volent, scripta manent. (Fjalët fluturojnë, shkrimet mbesin). #KrejttuiRrejt #DemagogjiakaEmër.” – ka shkruar Dërguti në Facebook.

Në anë tjetër anëtarja më e re e LDK-së që dikur ishte në VV, Shqipe Pantina, ka thënë se Kurti me përkujtimin e Ivanoviqit, ka ofenduar nënat e dëshmorëve.

Më tej, ajo në Facebook ka shkruar se kjo është “marre”.

Te vleresosh nje njeri qe dikur ishte denuar per vrasje te civile . Nuk kisha besuar kurre qe Albin Kurti e bene nje deklarim te tille. Nuk do mund te i bente fyrje me te madhe nenave te vajzave e djemve qe dhane jeten per kete vend. Turp!” – ka shkruar ajo.

Edhe Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurtit i cili në një video.

Kjo është komunikata e VV kur Oliver Ivanovic dënohej me 9 vite burg për krime lufte. Këtë komunikatë e kanë fshi prej arkivës.Atëherë këtë dënim e konsideronin poshterim per drejtesine, sot kryeministri kurti e larteson Oliver Ivanovicin me fjalet me te mira per te." - ka shkruar Nushi.

E analisti i politikës, Ilir Mirena ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përkujtimin e tij ndaj ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviqit.

Mirena ka thënë se Kurti ka zgjedhur fjalët më të mira në përvjetorin e vrasjes së tij teska sipas Mirena, Kurti nuk ka thënë asnjë fjalë për luftëtarët e UÇK-së që kanë vdekur ditëve të fundit.

“Keto dite vdiqen dy luftetare te njohur te UÇK’se, Sabahajdin Cena dhe Cen Aliçkaj. Po ashtu keto dite ishte edhe pervjetori i vrasjes se Enver Malokut. Albin Kurti nuk e tha asnje fjale ngushellimi a perkujtimi per ta. Per Oliver Ivanoviqin paska perzgjedhur fjalet me te mira. Militanta, a jeni t’sigurt qe Alpin baben e keni shnosh e mire?…” – ka shkruar Mirena.

Edhe analisti tjetër, Petrit Zogaj ka kritikuar Kurti me këto fjalë:

Duhesh me qenë në zor të madh që në opozitë me e shpallë dikend kriminel lufte e kur vjen në pushtet po të njëjtin njeri me e pershkru si njeri te paqes. Albinin nuk e njeh me familja e tij, e ndoshta as ai vetën. Do të ishte për keqardhje gjendja e tij sikurse i njëjti mos të kishte pushtet dhe të vendoste për fatin e një shteti e populli.” – ka shkruar Zogaj në llogarinë e tij në Facebook.

Edhe analisti Afrim Haliti e gazetari Parim Olluri kanë reaguar ndaj fjalimit të Kurti në pesë vjetorin e vrasjes së Ivanoviqit.

Ndërkaq për ushtruesin e detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, fjalimi i Kurti është bërë nga një “zor”.

Klinaku është shprehur i befasuar nga qasja e Kurtit. Ai ka thënë Kurti duhet të ketë një “zor” të madh nëse një kriminel e quan njeri të mirë.

Kosova multietnike ose Kosova shumë etnike, është e njëjta gjë. Nëse doni ju mashtrohuni. Veç me e quajt tash kriminelin njeri të mirë, dmth se e ke një zor të madh.”- ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, para objekteve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Për vrasjen e tij akuzohen, Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Zheiko Bojiq, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.

Lajme të ngjashme