Kurti me fjalë të mëdha për Ivanoviqin - politikani serb që ndalonte shqiptarët të kalojnë Urën e Ibrit (VIDEO)
Në përvjetorin e vdekjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zgjodhi fjalë të mëdha për ta përshkruar atë, si një person i përkushtuar për të luftuar për interes e komunitetit e qytetit të tij.
Por, në fakt Ivanoviq është akuzuar shpesh se i ka kontrolluar rojët e Ibrit duke mos i lejuar shqiptarët të kalojnë në veri të Mitrovicës.
Në një video të publikuar nga Klan Kosova, e realizuar në qërshor të vitit 1999, Oviver Ivanoviq dëgjohet duke thënë se shqiptarët nuk mund të kalojnë.
“Është problemi ynë, ndaleni kamerën. Shqiptarët nuk mund të kalojnë. Është problem ynë, ju dëgjuat.”- thoshte Ivanoviq para mediave të huaja.
Nga sekonda e 56 në këtë video shihet Ivanoviq duke thënë se kalimi i shqiptarëve ndalohet.