LDK e thotë fjalën e saj: Kosovës s'i duhet një marrëveshje pa njohje - NACIONALE

LDK e thotë fjalën e saj: Kosovës s'i duhet një marrëveshje pa njohje

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Lidhja Demokratike ka mbajtur edhe mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar për çështjen e dialogut.

Bëhet e ditur se nga kjo mbledhje ka rezultuar qëndrimi i saj me unanimit të plotë me anëtarët e pranishëm: Kosovës nuk i duhet një marrëveshje pa njohje.

"Sot, mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe mbledhjen me kryetarët e Degëve. Në të dy takimet, me unanimitet të plotë, u rikonfirmua qëndrimi i LDK-së mbi procesin e dialogut", thuhet fillimisht në një postim në një postim të Abdixhikut në rrjetet sociale.

Tutje, partia më e vjetër në vend ka kërkuar njohjen reciproke mes dy vendeve, duke thënë se çdo devijim nga ky orientim strategjik është papërgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale.

"Në vlerësimin tonë, të anëtarësisë sonë, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve - si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është papërgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale".

Në fund fare ripërsëriti faktin se koordinimi me aleatët mbetet jetik për të ardhmen e vendit.

"Në këtë proces, koordinimi i ngushtë me aleatë mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë", përfundoi kreu i LDK-së.

Ku është dialogu?

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte ankuar në vazhdimësi se Bashkimi Evropian nuk po organizon takime mes tij dhe presidentit serb, Vuçiq.

Ishte vet shefi i ekzekutivit kosovar që shpalos detaje duke shtuar se që nga 18 gushti i vitit që lamë pas, palët ishin dakorduar që të takoheshin çdo muaj.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur lëvizje konkrete në këtë drejtim, ani pse një gjë e tillë pritet të ndodhë.

Gazeta zvicerane, Der Bund,më konkretisht gazetari Stephen Israel, raporton se një takim mund të ndodhë nën margjinat e këtij forumi.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vjen në Zvicër këtë javë dhe viziton, mes tjerash, Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku mund të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.” – thuhet në fillim të intervistës.

Forumi i Davosit ndërkohë, pritet që të zgjatë nga 16 janari e deri më 20 janar, ku shumë liderë të Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesëmarrës, përfshirë Kurtin e Vuçiqin.

Plani franko-gjerman dhe marrëveshja finale

I prezantuar si plani franko-gjerman, ndërsa tash po quhet “plan evropian”, një propozim i ri mund të çojë në marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

Madje, shumë prej ndërmjetësuesve të procesit të dialogut, kanë bërë të ditur se një gjë e tillë mund të arrihet në muajt e parë të vitit 2023, më konkretisht në mars.

Gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, kryediplomati evropian, Josep Borell, tha se ky propozim e ka përkrahjen e 27 vendeve të BE-së.

Ne e kemi ofruar atë propozim dhe duhet ta shtyjmë para urgjentisht. Jam i lumtur që kemi marrë përkrahjen e fortë të të gjithë ministrave për këtë iniciativë. Tash është propozim i 27 shteteve të BE-së," - kishte thënë Borrell.

Lajme të ngjashme