Sondazhi në Viber: Abdixhiku, bindshëm opozitari më i fortë ndaj Kurtit - NACIONALE

Sondazhi në Viber: Abdixhiku, bindshëm opozitari më i fortë ndaj Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Duket se lexuesit e Nacionales në Viber e kanë ndarë mendjen për atë se kush është opozitari më i madh i Albin Kurtit. Por, aq të ndarë e kanë mendjen sa kjo është befasuese.

Administratorët e Naiconales në Viber e shtruan një pyetje të thjeshtë për ditën e sotme: Kush është opozitari më i madh i Albin Kurtit?

Kjo vjen pas deklaratave të Lumir Abdixhikut që kundërshtonin idenë e një fronti të përbashkët opozitar, dhe atë me një gjuhë... të rreptë.

“Ne jemi parti të ndryshme. LDK-ja nuk ka lidhje me PDK-në e AAK-në,” – u shpreh ai, për të vazhduar “Aq më pak me parti tjera joparlamentare...”

Por, nëse i shohim veç e veç, atëherë kush është opozitari më i madh?

Sipas 551 lexuesve që morën pjesë deri tash (ora 14:12, 15 janar) është Lumir Abdixhiku, dhe atë bindshëm.

Kreu i LDK-së i mori 49 për qind të votave, dhe merreni me mend, në vend të dytë e ka Dardan Molliqajn e PSD-së.

Molliqaj i mori 141 vota.

Në vend të tretë, jobefasisht, është Memli Krasniqi – kreu i PDK-së – që ka marrë përqindje goxha realistike në raport me përqindjen e partisë së tij në sondazhe: 19 për qind.

Ndërkohë, dobët qëndronte Ramush Haradinaj që mori vetëm 5 për qind.

Lajme të ngjashme