Ivica Daçiq me propagandën e nxitjen e radhës: Nëse vriten serbët e s'reagon KFOR-i, intervenon ushtria - NACIONALE

Ivica Daçiq me propagandën e nxitjen e radhës: Nëse vriten serbët e s'reagon KFOR-i, intervenon ushtria

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq është deklaruar rreth zhvillimeve në veri të Republikës së Kosovës.

Ashtu siç bëri edhe Lista Serbe, vartësi i Vuçiqit vazhdoi me propagandën tashmë të njohur, duke tentuar nxitje të panevojshme.

Në një prononcim dhënë TV Insider, Daçiq ka thënë se shpreson që situata nuk do të vijë deri aty, por nëse KFOR-i nuk reagon ndaj ndonjë sulmi potencial ndaj serbëve të Kosovës, do të intervenojë ushtria.

“Do të investojmë gjithçka për paqe, për vazhdimin e dialogut, por nëse ka sulm fizik, vrasje të serbëve, pogrom, dhe KFOR-i nuk dëshiron që të reagojë dhe të përmbushë mandatin sipas Rezolutës 1244, Serbia do të detyrohet që ta bëjë.

Lajme të ngjashme