Grenell: Kurti është fajtor për krizën në veri
Ish-emisari i posaçëm për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është fajtor për situatën në veri.
Madje, Grenell ka dhënë edhe një propozim për Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken.
“Dhuna e fundit në Kosovë, është e papranueshme. Albin Kurti vazhdon aksionet e tij unilaterale në veri, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Antoni Blinken duhet të kërkojë: Kurti të lirojë të burgosurit serbë dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësore dhe…”, thuhet ndër të tjerash në cicërimin e Grenell.
Kujtojmë se Grenell përcjell vazhdimisht zhvillimet në Kosovë, teksa mbetet një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Kurtit, madje duke kërkuar shpeshherë që edhe të largohet.
The latest violence in Kosovo is unacceptable. @albinkurti continues his unilateral actions in the North in violation of international agreements - @ABlinken must demand:
— Richard Grenell (@RichardGrenell) December 26, 2022
Kurti release the Serbian prisoners and refrain from arresting peaceful protesters, and…
