Gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin dhe koeficienti i pagës - çka ndodhi gjatë javës? - NACIONALE

Gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin dhe koeficienti i pagës - çka ndodhi gjatë javës?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mund të themi se java që po lëmë pas ishte ndër javët që tashmë ka krijuar një gjendje të re, sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe dialogut Kosovës-Serbi, pasi që kryeministri, Albin Kurti u deklarua për Asociacionin. Përveç kësaj ngjarje, përcaktimi i vlerës së koeficientit për paga, takimi për Asociacionin, vizita e Kurtit në Turqi, ishin ngjarjet tjera që veçojmë në përmbledhjen javore në Nacionale.

Kushtet e Kurtit dhe Asociacioni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës në Kuvendi i Kosovës, prezantoi gjashtë kushtet e Qeverisë së tij për themelimin e Asociacionit. Kjo ishte hera e parë që qeveria foli dhe tregoi qasjen e saj ndaj Asocacionit.

Këto janë gjashtë kushtet e Qeverisë Kurti:

1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).

3. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.

Pas prezantimit të kushteve, lidërët opozitar në Kuvend thanë që Kurti nga kjo ditë ka pranuar Asociacionit por tani vetëm po dëshiron ta ndryshojë emrin e tij.

Më i zëshmi ishte lideri i LDK-së, Lumir abdixhiku, por përveç tij edhe opozitarët tjerë, i treguan Kurti që Asociacioni u pranua nga ana e tij, pavarësisht pse Kurti insiston që nuk do ta themelojë Asociaiconit që është nënshkruar më 2013 dhe 2015.

Kushtet e Kurtit nuk janë komentuar nga SHBA dhe BE.

Koeficienti 105

Përcaktimi i vlerës së koeficientit prej 105 eurove, nxiti reagime të shumta mes punëtorëve të sektorit publikë.

Sindikatat e ktyre punëtorëve reagun se Ligji i Pagave dhe vlera e koeficientit nuk është e duhura pasi nuk ofron rritje të pagës për ta.

Pushtetit në anën tjetër, vazhdimisht ka thënë se pagat janë rritur dhe janë nivelizuar. Bile Kurti tha se kjo është rritja më e madhë.

Ndërsa opozita ka kritikuar Qeverinë Kurti për vendosjen e vogël të koeficientit.

Ndërkaq, ky ligj është kërkuar që të dërgohet në Gjykatën Kushtetutes dhe mbetet të shihet nëse Avokati i Popullit do ta dërgojë në Kushtetuese.

Takimi për Asociacioni

Përfaqësuese të presidentes, Vjosa Osmani, të kryeministrit, Albin Kurti, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, opozitarë, shoqëria civile dhe anëtarë të tjera, shkuan në ambasadaën amerikanë për të diskutuar për Aociacionin.

Ashtu siç pritje, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier e pa si takim të mirë teksa kërkoi themelimin e Asociacionit.

Sot ne mbajtëm një sesion dëgjimor në Ambasdën e ShBA-ve në Prishtinë mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Mirënjohës për palët e interesit që ishin të pranishme e që ndanë pikëpamjet dhe ekspertizën e tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve në Dialog,” – u shpreh ai.

Ndërkaq për opozitën, për Asociacionin vendos qeveria.

Po ashtu, javën që po lëmë pas, analisti i VV-së, Sadri Ramabaja, organizoi protestë në Prishtinë për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit. Protesta ishte e qetë dhe morën pjesë dhejtëra qytetarë.

Gjithashtu, Kurti pas prezantimit të kushteve, shkoi për vizitën në Turqi. Kurti atje u prit nga presidenti Erdogan i cili shprehi gatishmërinë për të ndihmuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, teksa premtoi që do ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në NATO dhe Këshillin e Evropës.

Lajme të ngjashme