PDK-ja pas takimit për Asociacionin: Njohja reciproke në qendër - NACIONALE

PDK-ja pas takimit për Asociacionin: Njohja reciproke në qendër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë pas takimit në Ambasadën e Amerikës për Asociacionin.

Në këtë njoftim, thuhet se qeveria duhet të punojë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

KOMUNIKATA:

Partia Demokratike e Kosovës sot i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për takim të përbashkët me përfaqësues të Qeverisë, partive politike dhe shoqërisë civile.

PDK vlerëson lartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat më të rëndësishme të vendit, nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi.

Qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me dialogun janë të qarta, publike dhe konsistente.

Rrjedhmisht, PDK në vazhdimësi i ka dhënë mbështetjen e nevojshme dhe e ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër.

Partia Demokratike e Kosovës do të jap gjithmonë kontributin e saj aktiv kur në pyetje është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës.

Lajme të ngjashme