Të gjithë bashkë në Ambasadë: Pritet të fillojë takimi për Asociacionin - NACIONALE

Të gjithë bashkë në Ambasadë: Pritet të fillojë takimi për Asociacionin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tashmë kanë filluar të mblidhen të gjithë të ftuarit në takimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Ambasadën e Amerikës, në Prishtinë.

Takimi pritet të fillojë në ora 10:00.

Të ftuar në këtë takim janë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve kryesore të shtetit. Gjithashtu, në këtë takim të pranishëm do të jenë edhe anëtarë nga shoqëria civile.

Nacionale po qëndron te ambasada amerikane ku tashmë kanë filluar të mblidhen të ftuarit.

Ministri, Nenad Rashiq është parë duke hyrë në ambasada. Po ashtu, edhe zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi.

Tutej gazetari i Nacionales, ka bërë të ditur se edhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Albin Kurti, Luan Dalipi është parë duke hyrë në ambasadë. Për çudi, shefi i tij Albin Kurti kishte thënë se nuk kishte marrë fare ftesë për këtë takim.

Agim Aliu, ministrat Arben Vitia, Arbëri Nagavci e të tjerë janë po ashtu mes njerëzve që kanë marrë pjesë.

Ambasada amerikane ka publikuar fotogarfi nga salla ku do të mbahet tubimi.

Aty thuhet se mezi presin të dëgjojnë qëndrimet e të ftuareve për Asociacioni.

Sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (ASM) në Kosovë. Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë.” – thuhet në njoftimin e ambasadës.

Takimi i sotëm në Dragodan për Asociacionin (të quajtur edhe Zajednica) do të bashkojë njerëz të ndryshëm të cilët gjithashtu shihen si "partnerë alternativë" nga ShBA-ja.

Rreth 40 personalitete të larta të jetës publike në Kosovë janë ftuar në këtë takim.

Gjithashtu, në takim do të jetë i pranishëm edhe Rene Schlee – përfaqësues rezident i Friedrich-Ebbert-Stifftung (FES) në Kosovë.

Përndyrshe ky institut ka publikuar të hënën një draft-statut për Asociacionin, të cilin mund ta lexoni më poshtë.

Lajme të ngjashme