Drejt ambasadës amerikane për Asociacionin - kush merr pjesë në tubim? - NACIONALE

Drejt ambasadës amerikane për Asociacionin - kush merr pjesë në tubim?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Janë intensifikuar edhe më shumë lëvizjet për themelimin e Asociacioni. Sot më 31 janar, në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, pritet një mbledhim i gjerë me zyrtarët të Presidencës, Qeverisë, Kuvendit, shoqërisë civile e të tjerë. Tema kryesore tashmë dihet – Asociacioni.

Ambasada amerikane në Kosovë do të mbajë takim me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve kryesore të vendi si dhe me anëtarë të tjerë të shoqërisë civile, për të diskutuar për mënyrat e themelimit të Asociacionit.

Në një përgjigje për Nacionalen, ambasada amerikane ka treguar qëllimet e këtij takimi.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për angazhimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Kush shkon në takim?

Deri më tani, secili nga institucionet kryesore të vendit, ka konfirmuar se do të ketë nga një përfaqësuese në takimin për Asociacionin.

Zyra e Presidentes kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë në këtë takim. Po ashtu, një përfaqësues do ta ketë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Presidentja Osmani do ta dërgojë një përfaqësues të kabintetit të saj në këtë takim,” – kishte thënë këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

Në anë tjetër, Qeveria e Kosovës ka theksuar se kryeministri Kurti nuk ka pranuar ftesë, por shefi i kabinetit të tij, Luan Dalipi.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Në takime, diskutime e ngjarje të ndryshme në të cilat merr pjesë Kryeministri, zakonisht atyre ju paraprijnë edhe ftesa e dedikuar dhe e personalizuar për Kryeministrin. Një ftesë të tillë nuk ka pasur në këtë rast. Për takimin në fjalë, ftesë ka pranuar Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, i cili do të marrë pjesë nesër.” ka thënë Kryeziu për Teve1.

Po ashtu, nga Qeveria do të jetë ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq dhe zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi. Të dy, nga pakicat etnike në Kosovë.

Edhe zëvendëskryeministrja që është edhe kryetare e parë ose e dytë e partisë Guxo, Donika Gërvalla do të marrë pjesë në këtë takim.

Përveç institucioneve, në takimin për Asociacionin do të marrin pjesë edhe rreth 40 personalitete të larta të jetës publike në Kosovë.

E përveç tyre, ftesë kanë marrë edhe në Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe partitë politike të pakicave etnike.

Përveç të lartpërmendurve, do të marrin pjesë edhe figura të shoqërisë civile si Naim Rashiti, Blerim Shala, Ismet Kryeziu dhe Agon Maliqi.

Gjithashtu, në takim do të jetë i pranishëm edhe Rene Schlee – përfaqësues rezident i Friedrich-Ebbert-Stifftung (FES) në Kosovë.

Përndyrshe ky institut ka publikuar të hënën një draft-statut për Asociacionin, të cilin mund ta lexoni më poshtë.

Në anë tjetër, anëtarë të partisë në pushtet – Vetëvendosje – kanë kundërshtuar ashpër themelimin e Asociacioni.

Bile ata kanë sulmuar edhe zyrtarë të lartë amerikanë, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, të cilët me anë të një shkrim autorial, theksuan se “është koha për themelimin e Asociacionit”.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të shprehet se Asociacioni nuk mund të bëhet pasi nuk e lejon Kushtetuta e vendit.

Nacionale do t’ju mbajë të informuar për takimin e sotëm.

Lajme të ngjashme