Kurti e gjen fajtorin për takimin për Asociacionin: Escobari insistoi - NACIONALE

Kurti e gjen fajtorin për takimin për Asociacionin: Escobari insistoi

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka dhënë një intervistë të gjatë për Radion Evropa e Lirë, ku ai e konfirmoi se nuk është ftuar në takimin e 31 janarit për Asociacionin.

Por, ai ka gjetur tashmë “fajtorin” se kush e organizoi këtë takim, e ku janë të ftuar partitë opozitare.

“Por, po e ritheksoj, nga 33 marrëveshjet e Brukselit nuk bën të zgjidhet njëra sepse nuk ka hierarki. Nuk mund të krijohen hierarki artificiale, përveç rendit kronologjik. Ndërkaq, në anën tjetër, edhe nga propozimi i Bashkimit Evropian nuk mund të përzgjidhet vetëm ndonjë nen, i cili mendohet që e përfshin Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pra, unë besoj që ky takim është pasojë e insistimit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit amerikan, i cili është edhe emisar special për Ballkanin dhe i cili ka deklaruar që, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, Asociacioni duhet të bëhet.” – theksoi ai.

Madje z. Kurti ka dhënë edhe ca këshilla për z. Escobarin, që është i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

“Unë kam pritur që ai në Beograd do të deklarojë që, pavarësisht presidentit të Serbisë, Serbia duhet ta njohë Kosovën në vend se në Prishtinë të thotë, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, duhet të bëhet Asociacioni.” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme