Kusari – Lila: Presioni më i madh ndërkombëtar po i bëhet Kosovës, sepse po reziston vetëm qeveria - NACIONALE

Kusari – Lila: Presioni më i madh ndërkombëtar po i bëhet Kosovës, sepse po reziston vetëm qeveria

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dhënë një sqarim, se pse sipas saj presion më i madh ndërkombëtar po i bëhet Kosovës për çështjen e Asociacionit.

Sipas saj, ky presion vjen nga fakti se për këtë çështje është rezistente vetëm qeveria e Kosovës dhe jo opozita.

Disi duke e cituar Kurtin, ajo tha se është parim që presioni të bëhet aty ku rezistenca është më e ulët.

“Është parim i përgjithshëm që presioni të bëhet aty ku ka më pak rezistencë. Fatkeqësisht, presioni më i madh për Asociacionin po vjen në Kosovë, ku rezistencë po bënë vetëm qeveria”, ka thënë Kusari-Lila në T7.

Duke komentuar deklaratat e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të bëhet edhe pa kryeminstrin Albin Kurti, Kusari – Lila tha ka është e pamundur të rrëzohet qeveria.

Edhe në rast rrëzimi, ajo beson se tashmë është dëshmuar që kjo nuk e dobëson atë.

Do të jetë shumë e vështirë, me zëvendësu pozitën me opozitën, duke parë konstolacionin e numrave në Kuvendin e Kosovës, pa pasur një kthim dramatik të deputetëve të pozitës. Unë dyshoj që ky është synimi, pasi që ndryshimi i qeverisë herën e kaluar, nuk solli një dobësim të lidershipit”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme