“125 koeficienti”, Murati – Abdixhiku: Të garojë në zgjedhjet e ardhshme, shohim a do ta bindë ndokënd - NACIONALE

“125 koeficienti”, Murati – Abdixhiku: Të garojë në zgjedhjet e ardhshme, shohim a do ta bindë ndokënd

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ani pse u publikua që koeficienti është 105, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku ka propozuar që vlera e koeficientit të jetë 125.

Rreth kësaj ka reaguar Ministri i Financave, Hekuran Murati, ku ka thënë që e fton Abdixhiku të garoj në zgjedhjet e vitit 2025 me këtë premtim, dhe ta shohim se a do ta bindë ndokënd.

“Me këtë premtim zgjedhor i rekomandoj Abdixhikut të garoj në zgjedhjet e vitit 2025 dhe ta shohim se a do ta bindë ndokënd… Ne ndoshta i bëjmë e i tejkalojmë, por premtime të tilla kur nuk e ke pushtetin, nuk ke kurrfarë kufizimi logjik të mos bësh premtime për 150 euro e 200 euro.” – ka thënë Murati.

Në RTV Dukagjin, Murati ka thënë se ditëve të fundit është parë një garë mes opozitës, që sipas tij sa më i vogël subjekti aq më lartë e qojnë premtim për koeficient.

“E kemi parë një garë te subjekteve opozitare këto ditë të fundit, është në proporcion të zhdrejtë për madhësinë e subjektit që kanë, sa më i vogël subjekti aq më lart e qojnë premtimin për koeficient”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme