Avokati i Thaçit pas verdiktit: I gatshëm të vazhdojë të luftojë për Kosovën
Hashim Thaçi është i gatshëm të vazhdojë betejën e tij pas verdiktit dënues, ka deklaruar Pierre Richard Prosper, pjesë e ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës.
Duke folur para gazetarëve në Hagë, Prosper tha se ekipi mbrojtës ka komunikuar me Thaçin pas shpalljes së vendimit dhe se do të takohet sërish me të.
Sipas tij, Thaçi është i vetëdijshëm se procesi nuk ka përfunduar dhe është i përgatitur të vazhdojë të luftojë për veten, Kosovën dhe qytetarët e saj.
“Ne folëm me zotëri Thaçin, do të takohemi sërish me të, dhe mendoj se e para dhe më e rëndësishmja është se ai vlerëson të gjithë mbështetjen e njerëzve. Ai e kupton që sfida vazhdon, dhe është i përgatitur që të vazhdojë të luftojë për veten, Kosovën dhe njerëzit e Kosovës”, ka thënë ai për gazetarët në Hagë.
Deklarata e Prosper erdhi menjëherë pas verdiktit ndaj ish-kreut të UÇK-së, ndërsa mbrojtja paralajmëron vazhdimin e betejës juridike.