Skandalizon Mekuli i afërt me VV-në: Aksioni i PSD-së në RTK, "Made in Rusia'' - NACIONALE

Skandalizon Mekuli i afërt me VV-në: Aksioni i PSD-së në RTK, "Made in Rusia''

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Gëzim Mekuli ka reaguar pas aksionit të PSD-së në Radio Televizionin e Kosovës.

Mekuli aksionit të PSD-së i është drejtuar si aksion “Made in Rusia”, dhe sipas shpërfaqë varfërinë morale dhe etike, jo vetëm politike, të shoqërisë sonë.

“Si pasojë e kësaj varfërie intelektuale, etike, morale e politike, opozita e Kosovës, s'ka rrugë tjetër, pos të kopjon të tjerët, në këtë rast të kopjon (përsëri) politikat e sëmura nacionaliste ruse dhe serbe. Aksioni i sotëm "Made in Rusia", shpërfaqë varfërinë morale dhe etike, jo vetëm politike, të shoqërisë sonë. Kjo kopje e modelit rus/serb nga opozita, dhe orgazmin adoleshent që e përjetoj sot media e korruptuar shqipe, është tregues se bota Ruse është brenda nesh, është mes nesh.” – ka shkruar Mekuli.

Postimi i tij i plotë:

Vërejtje!

1. Se gazetaria shqipe është e ndikuar nga lajmi rus e serb, është shkruar sa e sa herë edhe në #MekuliPress. Dhë është argumentuar se media shqipe, si një ndër burimet kryesore, ka lajmin, reportazhin, pra median serbe dhe atë ruse, natyrisht të përkthyer (keq) në gjuhën shqipe.

Të dashur lexues,

2. Sot u pa dhe u argumentua, LIVE, se edhe opozita e shkretë e Kosovës është në hall të madh intelektual, etik e moral; ka mungesë të ideve për zgjidhje të problemeve, dhe mungesë të kreativitetit politik e komunikativ me opinionin publik.

Si pasojë e kësaj varfërie intelektuale, etike, morale e politike, opozita e Kosovës, s'ka rrugë tjetër, pos të kopjon të tjerët, në këtë rast të kopjon (përsëri) politikat e sëmura nacionaliste ruse dhe serbe.

Aksioni i sotëm "Made in Rusia", shpërfaqë varfërinë morale dhe etike, jo vetëm politike, të shoqërisë sonë.

Kjo kopje e modelit rus/serb nga opozita, dhe orgazmin adoleshent që e përjetoj sot media e korruptuar shqipe, është tregues se bota Ruse është brenda nesh, është mes nesh;

... është edhe brenda RTK-së!

Lajme të ngjashme