Reagimet pas fjalëve të Kurtit se "mund ta konsiderojë" Asociacionin nëse plotësohen 6 kushte - NACIONALE

Reagimet pas fjalëve të Kurtit se "mund ta konsiderojë" Asociacionin nëse plotësohen 6 kushte

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka befasuar të gjithë sot kur ka thënë se është i gatshëm ta pranoi formimin e Asociacionit me disa kushte.

Një pohim i tillë ka habitur më se shumti partitë opozitare. Përfaqësuesit e këtyre partive menjëherë ia kanë rikujtuar kryeministrit kundërshtimet që ka pasur më herët ndaj Asociacionit.

I pari që ka replikuar ndaj Kurtit ka qenë kryetari i VV-së, Lumir Abdixhiku.

"E dëgjuat edhe një herë kryeministrin. Foli tre minuta, por nuk e mohoi thelbin. Dhe këto gjashtë kushte - i thonë respektim i Kushtetutës së Kosovës, që është pjesë e marrëveshjes së vitit 2015. Jo gjashtë, por edhe gjashtëdhjetë tjera m'i jepni. Por, Kushtetuta e Kosovës e ka përshkruar saktë. Kjo është manipulim i opinionit publik." - ishte replika e Abdixhikut.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja do ta mbështet Qeverinë në rrugën e dialogut i cili siguron njohjen reciproke.

Kurse, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se nuk e di se a është rastësi apo sinkronizim mes Kurtit dhe Vuçiqit, që në kohën kur në Kuvendin e Serbisë po diskutohet për dialogun, kryeministri kosovar e jep lajmin për themelimin e Asociacionit.

Ky moment duhet të jetë një koordinim i mirë mes dy liderëve, Kurtit dhe Vuçiqit, të cilët në të njëjtën ditë, në të njëjtin moment, po japin lajme të rëndësishme për drejtimin që do të marrë kjo marrëveshje”, ka thënë Tahiri.

I ashpër ndaj Kurit është treguar edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkrua se Kurti është kryeministër i Asociacionit. “Direkt nga foltorja e Kuvendit, kryeministri e shpalli planin. Edhe për skeptikun e fundit, sot u bë e qartë që asociacionin e bën Albin Kurti. Por paska vendosur kushte për formimin e Asociacionit. Dhe kushtet që na i paska! Kur ky thotë njohja si kusht, e ka fjalën për planin franko-gjerman. Kur ky thotë nuk ka asociacion monoetnik, po thërret që duhet t’i ndërrohet emri. Kjo është mënyra e tij e operimit. Nuk ka vend për befasi. Logjika doli zhveshur”, ka shkruar ai.
Molliqaj ka ftuar të gjithë ata që janë kundër Asocaiacionit të bëhemi bashkë në organizimin e protestave.

Kushtet e Kurtit

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Kurti ka treguar kushtet me të cilat do të pranonte themelimin e Asociacionit.

Sa i përket marrëveshjes së 19 prillit 2013 në Bruksel, ky është qëndrimi im dhe i qeverisë që unë e drejtoj: Asociacioni i Komunave i dalur në parim nga marrëveshja e Brukselit Thaçi-Daçiq apo marrëveshja e parë e parimeve siç njihet ndryshe, si një mekanizëm i tillë, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës, me këto kushte: 1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. 2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5)”, ka thënë Kurti, duke përmendur edhe tri kushtet tjera.

3. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane. 4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale. 5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe, vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës”, është shprehur Kurti.

Ai ka bërë me dije se kushti i fundit është që Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimit Evropian që paraqet edhe shkelje të marrëveshjeje se 19 prillit të vitit 2013.

Opozita i rikujtojnë Kurtit aktivistët e vrarë

Deputetët e partive opozitare ia kanë rikujtuar Kurtit aktivitete e shumta dhe të ashpra që ka pasur kundër formimit të Asociacionit.

Ata ia kanë përmendur edhe aktivistët e VV-së të cilat janë vrarë në protestat që Kurti kishte organizuar kundër Pakos së Ahtisarit dhe formimit të “Zajednicës”.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musli, ka porositur Kurti që para nënshkrimit të Asociacionit të mos i harron Arben Xheladinin, Mon Balajn dhe Astrit Deharin.

Albin çka të dush bën me Zajednicën. Ti je i mençëm, i gjithëdijshëm, inteligjent, i di obligimet tua kushtetuese. Por, vetëm po du me ta rikujtu një send dhe me të porositë. Para se me nënshkrua Zajednicën, mos e harro Arben Xheladinin, Mon Balajn e Astrit Deharin. Të lutem shumë, mos i harro se i ke harru që dy vite dhe nuk i ke përmend”, ka thënë Musliu.

Të nëjtën gjë, Kurtit ia ka rikujtuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi

Kryeministër, mos harro se në këtë vend kanë vdekur njerëz me iniciativën tanë kundër asaj që ia ka pas ngjitë emrin Zajendinicë tash po do me ia nderu vetëm emrin e funksionin me ia lot ë njëjtë. Pra, mos harro çka ke bo në këtë vend. Mos harro përgjegjësit që ki në këtë vend”, është shprehur Gashi.

Lajme të ngjashme