Kurti thotë se mund ta pranojë Asociacionin, por i ka gjashtë kushte - NACIONALE

Kurti thotë se mund ta pranojë Asociacionin, por i ka gjashtë kushte

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mënyrë më eksplicite se asnjëherë në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë praktikisht se mund ta pranonte Asociacionin nëse do të përmbusheshin gjashtë kushte të tij.

“Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato... normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm.” – tha mes tjerash, kryeministri i Kosovës.

"Asociacionim i komunave i dalur në parim nga marrëveshja Thaçi-Daçiq, si një mekanizëm i tillë nga Kosova mund të konsiderohet me këto kushte:
Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës; Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik; Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave cfarëdo të drejta për serbët në kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi; Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen; Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç'rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së; Dhe e fundit, Vuçiqi të tërheq letrat mosnjohëse që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian." -
tha më pas z. Kurti në fjalën e tij.

Si kushte tjera ai përmendi edhe shpërbërjen e strukturave ilegale dhe dorëzimin e armëve ilegale. Kryeministri i Kosovës përmendi në fjalën e tij po ashtu edhe se duhet të kishte Reciprocitet, në lidhje me çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Serbisë.

Abdixhiku, kryetar i LDK-së, u shpreh menjëherë më pas se data e sotme do të mbahej mend si datë e pranimit të Asociacionit, por Kurti u përgjigj më pas se ai po reduktonte gjashtë kushtet në vetëm një.

"E dëgjuat edhe një herë kryeministrin. Foli tre minuta, por nuk e mohoi thelbin. Dhe këto gjashtë kushte - i thonë respektim i Kushtetutës së Kosovës, që është pjesë e marrëveshjes së vitit 2015. Jo gjashtë, por edhe gjashtëdhjetë tjera m'i jepni. Por, Kushtetuta e Kosovës e ka përshkruar saktë. Kjo është manipulim i opinionit publik." - ishte replika e Abdixhikut.

Kurti më pas replikoi sërish me Abdixhikun duke i thënë se "Zajednica nuk kalon" përkundër që më herët tha se mund të konsiderohej. Ai u kritikua edhe në lidhje me mos-raportimin e tij për dialogun në Kuvendin e Kosovës.

Debati në Kuvendi ne Kosovës ndërkohë po vazhdon.

Kujtojmë se në të njëjtën kohë në Asamblenë Kombëtare të Serbisë po raporton presidenti serb Aleksandër Vuçiq pikërisht në lidhje me Kosovën. Edhe atje, debati është i ashpër pasi presidenti serb kishte dhënë sinjale se do ta pranonte planin franko-gjerman.

Lajme të ngjashme