Efekti dyvjeçar i qeverisjes së VV-së: Blinken takon Vuçiqin, injoron Kurtin e Osmanin - NACIONALE

Efekti dyvjeçar i qeverisjes së VV-së: Blinken takon Vuçiqin, injoron Kurtin e Osmanin

3 vjet më parë

nga Arta Avdiu

Muaj me parë, Administrata amerikane ishte shprehur e zhgenjyer dhe e shqetësuar me vendimet e Qeverisë së Kosovës. Tani ShBA duket se këtë zhgenjim po e tregon në mënyrë praktike.

Sekretari i depertamentit të shtetit amerikan, Anthony Blinken në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por jo edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurtin.

Madje, ishte vetë Blinken që njoftoi për takimin me Vuçiqin, duke e vlerësuar si një takim produktiv.

“Pati një bisedë produktive me presidentin serb Aleksandar Vuçiq sot në Konferencën e Sigurisë së Mynihit. Diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe përçova vlerësimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën. Ne ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme me BE-në.” – shkroi z. Blinken.

Njohësit e çështjeve politike për takimin e munguar të liderëve kosovarë me njeriun kryesor të diplomacisë amerikane e kanë vlerësuar si dështim të Kosovës.

Dështimi

Politologu Shkodran Ramadani mendon se Qeveria e Kosovës dhe ShBA nuk kanë raporte të mira.

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, Ramadani tha se Kosova dhe ShBA-ja kanë raporte të ftohta, nëse jo të acaruara.

Kjo do të thotë që Kosova dhe ShBA-ja kanë raporte të ftohta, nëse jo të acaruara. Kjo është një dëshmi më tepër që Albin Kurti dhe ShBA-ja nuk kanë raporte të mira as tash. Se në të kaluarën nuk kanë pasë raporte të mira është e ditur. Mirëpo, as pas premtimeve të tij ndaj elektoratit të vet se ai do të kultivojë marrëdhënie të mira me ShBA, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Na kujtohet kur para disa viteve Mike Pompeo dhe Richard Grennell patën injoruar Kurtin në Mynih. Qeveria me megafonët e vet të zhurmshëm thonin se “Administrata Trump është pro-serbe. Raportet e mira do t’i ndërtojmë me Administratën e radhës” Por e njëjta u përsërit edhe tash me Blinken”, ka thënë Ramadani.

Tutje, ai ka thënë se kryeministri Kurti mendon se raportet me ShBA-në nuk janë të rëndësisë së parë për vendin.

Thjesht, më 14 shkurt ka fituar një vizion politik që mendon se raportet me ShBA-në nuk janë të rëndësisë së parë për Kosovën. Ky acarim është tepër i dëmshëm për Kosovën për shkak që shteti ynë ende është i varur nga ndihma e ShBA-së për çdo sektor, e sidomos për diplomaci dhe siguri. Nuk mund të imagjinohet sovraniteti shtetëror pa garancën e ShBA-së. Kështu ka qenë që 23 vite e kështu do të jetë edhe për shumë kohë. Injorimi i këtij fakti do të na kushtonte shumë si shtet”, shtoi ai.

Ndërsa, zyrtari i LDK-së, Anton Berisha tha se shpërfillja e Blinken ndaj Osmanit dhe Kurtit tregon se këta të fundit po e çojnë Kosovën drejt dështimit.

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, në Konferencen e Munihut pati takime të shumta duke përfshirë edhe presidentin serb Vuçiq, por shperfilli presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Natyrshëm që politika jobashkëpunuese deri në avanturizem politik nuk mund të sjellë asgjë tjetër përpos vetëkënaqësisë naive të individëve e grupëve që janë duke e drejtuar vendin drejt dështimit”, tha Berisha.

Zhgenjimi

Numri tre i administratës amerikane, Antony Blinken, para tre muajve ishte shprehur i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, e cila refuzoi t’i respektojë kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për të shtyrë për 10 muaj zbatimin e vendimit për targat.

Blinken kishte thënë se Kosova ka të drejtë që ta implementojë vendimin nën Marrëveshjen e Brukselit, por se kërkesa që të shtyhet afati, u refuzua nga kryeministri Kurti.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë”, pati thënë sekretari amerikan.

Një komunikatë e ngjashme me deklaratën e sekretarit Blinken, ishte publikuar edhe në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lajme të ngjashme