Fjalimet e turpit: Ngelin Kurti e Osmani në Ditën e Pavarësisë, qëllimshëm e harrojnë Hashim Thaçin
Kosova sot ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë. Në ditën më të rëndësishme të kombit kosovar, liderët e saj nuk qenë unik. Udhëheqësit shetetëror nuk u trguan aq unifikues, duke injoruar emrat më të rëndësishëm të historisë së Kosovës. Në këtë podcast, gazetarët Arta Avdiu dhe Mirlind Behluli diskutojnë mbi fjalimet “e turpit” të liderëve të Kosovës, të cilët përzgjodhën personalitetet e datat historike në mënyrë selective, duke u treguar të njëanshëm në intepretimin e historisë.
E para e vendit, Vjosa Osmani dhe i pari i qeverisë, Albin Kurti injoruan njeriun kryesor të Ditës së Pavarësisë, Hashim Thaçin, i cili e kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë.
I njëanshëm u tregua edhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili e kujtoi çdo cep të lagjës së tij, por harroi qellimshëm njeriun e pavarësisë, pra Thaçin, simbolin e rezistencës, Adem Demaçin dhe protestat e 1997-tës. Injorues dhe përçarës u tregua befasisht edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili nuk gjeti dy fjalë ta kujtoi presidentin e parë të vendit, Ibrahim Rugovën dhe resistecën e tij 10-vjeçare.
Unifikues dhe racional u tregua vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili në fjalimin e tij u dha hakun secilit lider që ka kontribuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Çka tregojnë këto fjalime për shoqërinë dhe elitën politikë të Kosovës? Dëgjoni podcastin për ta kuptuar më saktësisht krejt ditën e përkujtimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
