E frikshme - dalin pamje të reja të sulmeve ndaj shqiptarëve nga autoritetet malazeze (VIDEO) - NACIONALE

E frikshme - dalin pamje të reja të sulmeve ndaj shqiptarëve nga autoritetet malazeze (VIDEO)

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Pak çaste më parë, Nacionale transmetoi raportimet e mediave shqiptare lidhur me një sulm bizar ndaj një profesori universitar, Petraq Milo, për të cilin thuhet të ketë qenë edhe këshilltar i presidentit shqiptar, në kohën kur këtë detyrë e ushtronte Ilir Meta.

Ndërkaq, nuk ka shkuar shumë dhe janë publikuar pamje të reja. Portali "Jeta Osh Qef", përmes rrjeteve sociale ka shpalos një video, që duket të jetë nga një kënd tjetër.

Përveç dhunës së përdorur fizike, dëgjohen edhe disa zëra në gjuhën serbe: "bërgo-bërgo", ose përkthyer në shqip: "shpejt, shpejt".

Më poshtë edhe pamjet gjegjëse, teksa kujtojmë faktin se aktivisti Ljubomir Filipoviç përmes një cicërime në Twitter, tha se ky rast ka tundosur marrëdhëniet mes dy vendeve.

Filipoviç dha detaje shtesë nga ky rast, që sipas tij tashmë ka marrë dhenë në të dyja shtetet, e që përflitet t'i ketë plasaritur raportet mes dy vendeve.

Në anën tjetër, duke u thirrur në ato që thuhen nga mediumit shqiptare, ai ka qenë rrugës bashkë me familjen, ndërsa fëmijët ishin dëgjuar duke ulëritur e pyetur se çka po i bën babait të tyre polici që qe në detyrë.

Lajme të ngjashme