Polici malazez sillet mizorisht ndaj profesorit shqiptar që thuhet të ishte edhe këshilltar presidenti (VIDEO)
Është bërë virale një video ku shihet një oficer malazez policie duke përdorur dhunë ndaj profesorit universitar dhe sipas raportimeve të mediave poshtë kufirit, këshilltarit të ish-presidentit Ilir Meta, Petraq Milo.
Të njëjtën e ka shpërndarë edhe aktivisti Ljubomir Filipoviç përmes rrjetit social "Twitter".
Ai dha detaje shtesë nga ky rast, që sipas tij tashmë ka marrë dhenë në të dyja shtetet, e që përflitet t'i ketë plasaritur raportet mes dy vendeve.
Në anën tjetër, duke u thirrur në ato që thuhen nga mediumit shqiptare, ai ka qenë rrugës bashkë me familjen, ndërsa fëmijët ishin dëgjuar duke ulëritur e pyetur se çka po i bën babait të tyre polici që qe në detyrë.
Më poshtë edhe videoja:
A month ago, Montenegrin police officer attacked Petraq Milo, an Albanian university professor and an advisor to the Albanian president. The video was posted today on facebook and caused public outrage in both counties. pic.twitter.com/l3wbpImFti
— Ljubomir Filipović (@ljubofil) February 21, 2023
