Dy raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Në Kosovë janë raportuar vetëm dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Siç thuhet në raportin e policisë, rastet kishin ndodhur në Malishevë dhe në Vushtrri.
Një grua në Malishevë, kishte raportuar se vazhdimisht është duke u keqtrajtuar nga një burrë. Siç theksohet në raport, e njëjta kishte pranuar tretman mjekësor.
Thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërkohë që aktualisht janë duke u marrë veprimet hetimore.
“Malishevë 20.02.2023-22:50. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ku në udhëzim me të janë duke u ndërmarr veprimet hetimore”, thuhet në raport.
Në Vushtrri një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Thuhet se i dyshuari i cili ka probleme mendore dhe për të cilin ka vendim të detyrueshëm nga gjykata për trajtim psikiatrik është arrestuar dhe është dërguar në trajtim në QKUK.
“Vushtrri 20.02.2023-14:10. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari i cili ka probleme mendore dhe për të cilin ka vendim të detyrueshëm nga gjykata për trajtim psikiatrik është arrestuar dhe është dërguar në trajtim në QKUK”, shkruan raporti.
