Dy 'goditjet' që mori Qeveria Kurti - ngjarjet kryesore të javës - NACIONALE

Dy 'goditjet' që mori Qeveria Kurti - ngjarjet kryesore të javës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve. Edhe gjatë javës që po e lëmë pas pati diskutime e mospajtime me atë se çfarë është pajtuar Kosova në Ohër. Në Prishtinë u protestua teska 'tronditje' pësoi Qeveria Kurti... Çka ndodhi gjatë javës?

Përplasje

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë e arritur në Ohër më 18 mars, është top tema e këtyre javëve. Edhe gjatë javës që po përfundon, pati përplasje mes pushtetit dhe kritikëve të marrëveshjes.

Kësaj radhe dueli u zhvillua në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri, Albin Kurti raportoi për këtë marrëveshje.

Kurti para deputetëve ka thënë se nuk mund t’i shmang marrëveshjet e nënshkruar më parë, duke nënkuptuar se Asociacioni do të zbatohet.

Unë personalisht kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën, dhe vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë. Kosova meriton më tepër. Ndërkohë, aleatët tanë na kujtojnë se marrëveshjet janë arritur mes Qeverive në emër të shtetit tonë. Nëse duam të trajtohemi si shtet, unë nuk mund t’i shmang detyrimet nga traktatet.” – ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ai pati përplasje me deputetët opozitarë për termin “vetëmenaxhim”.

Këtu u tha nga deputeti Krasniqi se vetëmenaxhim është vetëvendosje. Nuk është e vërtet. Vetëmenaxhimi jo që nuk është vetëvendosje, por nuk është as vetëqeverisje, nuk është as vetëmenaxhim. Jo vetëm nominalisht e fonetikisht, por edhe sematikisht.” – ka thënë Kurti duke kundërshtuar dhe thënë se “as Serbia nuk po thotë kështu”.

Lidhur me këto deklarime, reaguan kryetari i PDK-së dhe kryetari i LDK-së, të cilët akuzon Kurti se ka thyer premtimet e tij mbi të cilat ka fituar pushtetin, teksa treguan edhe të metat e marrëveshjes.

Përndryshe, gjatë javës Kurti pranoi që në Propozimin e BE-së ka Asociacion.

Po ashtu, ndërkombëtarët kanë kërkuar që marrëveshja të respektohet e zbatohet pasi është ligjërisht e obligueshme, pavarësisht pse pati debat pasi nuk u nënshkrua nga palët.

Raporti i DASH-it

Një tjetër ngjarje më rëndësi ishte edhe raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën.

Gjetjet e raportit ishin temrruese. Fjala korrupsion ishte ndër më të përdorurat, plot 21 herë.

Gjithashtu, në raport u përmenden edhe sulmet ndaj mediave.

Çështje domethënëse të të drejtave të njeriut përfshijnë raportime të: korrupsionit serioz qeveritar dhe pandëshmueshmërisë...

Për këtë raport, Kurti pati këto fjalë:

Edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet e do ti trajtojmë me përpikëri.” – ka thënë Kurti.

Protesta

Të shtunën, është mbajtur protesta kundër Asociacionit e thirrur nga Partia Socialdemokrate, e mbështetur nga Nisma Socialdemokrate, OVL e UÇK-së dhe disa deputetë të Partisë Demorkatike të Kosovës, ku është hedhur edhe tym i zi te Qeveria.

Para të pranishmëve, është deklaruar edhe kryetari i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se ryeministri Albin Kurti ka ndërruar qëndrimet e tij.

Unë besoj fuqishëm që e vërteta është e jona. Askush në Kosovë nuk beson që duhet të lejohet entitet politik, parallel, etnik. Besoj që duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndalur qeverinë e cila u dorëzu para nevojës për të mbajtur pushtet. Kurgjo nuk ka ndërru në Kosovë, as në Serbi, që me e ndërru qëndrimin Kosova. E vetmja gjë që ka ndërru, është që kryeministri tash po e don pushtetin më shumë se sa shtetin.” – ka thënë ai.

Protesat përfundoi e qetë.

Ligji anti-Kushtetues

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si anti-kushtuetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin kërkuar vlerësim të kushtetueshmërisë.

Opozita e priti si fitore, teksa pushteti ky vendim iu duk absurd.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në një konferencë për media, e ka quajtur absurd vendimin e Kushtetuesës, e cila e rrëzoi Ligjin me të cilin VV krenohej se do t’a reformoj prokurorinë.

Është absurde se si Kushtetuesja e gjeti si ndikim të politikës, që në KPK të jetë një anëtar nga Avokati i Popullit, derisa Komisioni i Venecias këtë e ka konsideruar në raport me standardet ndërkombëtare. Pse Gjykatës Kushteutese ju deshën 9 muaj për të nxjerrë këtë Aktgjykim. Pse na morën 9 muaj? Pse iu nevoitën kaq shumë kohë? – ka thënë Haxhiu.

Përveç ngjarje të përmendura me larë, mbrëmë në orët e vona u raportua për një shpërthim zjarri në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Lajme të ngjashme