Kurti sërish për takimin e Ohrit: I dhashë Vuçiqit propozim gjeneroz për "vetëmenaxhim", a është ai Z. Nyet? - NACIONALE

Kurti sërish për takimin e Ohrit: I dhashë Vuçiqit propozim gjeneroz për "vetëmenaxhim", a është ai Z. Nyet?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë një postim të çuditshëm në Twitter në lidhje me marrëveshjen e Ohrit.

Në postimin e tij ai thotë që presidenti i Serbisë Vuçiq e kishte refuzuar një propozim të tij për Asociacionin.

“A është ai Dr. No apo Z. Nyet?” – pyet ironikisht në postim z. Kurti.

Ai vazhdon t’i referohet Serbisë si palë që kishte refuzuar marrëveshjet në fjalë, përkundër që faktorët ndërkombëtarë po e japin një interpretim tjetër.

Debati aktual është nëse marrëveshja e arritur është ligjërisht e obligueshme pa nënshkrim. Njohës të fushës kanë deklaruar se po, ashtu siç po thonë edhe shumë faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë përfshirë kryediplomatin e BE-së Josep Borrell dhe zyrtarë amerikanë si Gabriel Escobar. Në anën tjetër, duket se Qeveria e Kosovës vazhdon të ketë tjetër mendim.

Statusi i plotë:

“Pasi refuzoi të nënshkruante marrëveshjen e 27 shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri të nënshkruante Aneksin e 18 marsit, presidenti i Serbisë kishte refuzuar ofertën time gjeneroze për vetëmenaxhimin e serbëve, në një asociacion që e kisha draftuar dhe propozuar. A është ai Dr. No apo Z. Nyet? Epo, e dimë që nuk është doktor,” – ka thënë z. Kurti.

Me aq sa është parë nga ky status në Twitter, kryeministri Kurti nuk i ka replikuar ndonjë zyrtari të caktuar në këtë platformë të rrjeteve sociale. Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që këto fjalë të çuditshme të kryeministrit të jenë si formë replike ndaj fjalëve që dikush i ka thënë në ndonjë platformë apo medium tjetër.

Lajme të ngjashme