Çka ndodhi gjatë javës së parë të viti 2023 në Kosovë?
Java e parë e vitit 2023 filloi në mënyrë tragjike në Kosovë. Vrasja dhe plagosja në një lokal në Prizren, vdekje nga aksidentet, si dhe rasti në Shtërpcë, janë disa ngjarjet kryesore të javës që po e lëmë pas.
Rasti “Kobra”
Një rast i rëndë ndodhi me 03 janar në Prizren. Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si “Kobra” dyshohet se vrau 31-vjeçarin nga Shqipëria Visar Cengu dhe plagosi një 27- vjeçari tjetër në prakingun e lokalit të tij “Kobra City” në Prizren.
Tashmë Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprej një (1) muaji.
Dibran Hoxha me nofkën “Kobra” po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “armëmbajtje pa leje” dhe “manipulimi me prova”, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
Rasti “Kobra” ishte temë diskutimi javën që po e lëmë pas, për shkak se ai kishte dhe dhjetëra vepra të tjera penale teksa akoma ishte i lirë.
Në anën tjetër, familjarët e viktimave kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e Cengut.
Rasti në Shtërpcë
Një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar qytetar serb të Kosoëvs janë lënduar pas të shtënave nga një 33-vjeçar me inicialet A.K, të premtën në në rrugën për Shtërpcë në fshatin Gotovushë.
Pas këtij rasti, serbët kishin bllokuar magjistralen Ferizaj-Shtërpcë.
I dyshuari 33-vjeçar A.K është arrestuar nga Policia Rajonale e Ferizajt pas hetimeve të shumta dhe mbledhjes së informacioneve në terren.
Në dëshmin e tij, ai ka thënë se nuk ka shtënë në drejtim të tyre por në tokë. Ai ka thënë se të shtënat me armë erdhën si vetëmbrojtje. Në anë tjetër edhe nëna e dy të lënduarve ka treguar për ngjarjen duke thënë se plumbat nga toka goditën dy të lënduarit.
Për këtë rast, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka dënuar ashpër sulmin.
“E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë. Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook, pak orë pas rastit.
Për Nacionalen ka folur edhe axha i të dyshuarit. Ai ka thënë se A.K gjjuajti në vetëmbrojtje pasi iu bllokua rruga në Shtërpcë.
"Çnjohje"
Disa deklarata të tmerrshme erdhën gjatë javë së kaluar nga Beogradi zyrtar. Krerët e Serbisë pretenduan se nëntë shtete kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës.
Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estëatini, Lybia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet, sipas Vuçiqit, kanë tërhequr njohjen.
Ndërkohë për këto pretendime ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme, por jo vetë ministrja Donika Gërvalla-Schëarz.
MPJD ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë njoftim për pretendimet e Serbisë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, njofton që nuk ka ASNJË njoftim në MPJD dhe as në misionet e Republikës së Kosovës, rreth pretendimeve të djeshme të presidentit serb se disa shtete paskan tërhequr njohjen. Një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë.”, ishte thënë në njoftim.
Gjithashtu gjatë kësaj jave u larguan të gjitha barrikadat në veri të vendit si dhe KFOR raportohet se i ka kthyer përgjigje Serbisë për kërkesën e tyre për kthimin e 1 mijë trupave në Kosovë.
Deri më tani nuk dihet përgjigja e KFOR-it.






