“Hajde edhe ti në shesh”: Në Prishtinë shfaqen grafite me thirrje për protestë - NACIONALE

“Hajde edhe ti në shesh”: Në Prishtinë shfaqen grafite me thirrje për protestë

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Pranë Fakultetit Juridik në Prishtinë janë shfaqur grafite që bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për sonte, në orën 21:00.

Në mbishkrimet e vendosura në hapësirën pranë fakultetit thuhet: “UÇK. Hajde edhe ti në shesh”.

Përmes këtyre thirrjeve, qytetarët ftohen t’i bashkohen protestës së paralajmëruar në Prishtinë, e cila pritet të zhvillohet kundër vendimit të Gjykatës Speciale lidhur me ish-krerët e UÇK-së.

Lajme të ngjashme