Chollet e Kurti diskutojnë për Asociacionin e kthimin e serbëve në institucione - NACIONALE

Chollet e Kurti diskutojnë për Asociacionin e kthimin e serbëve në institucione

2 muaj më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Këtë e pranoi vet njëri prej më të besuarve të presidentit Biden përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter".

Siç thotë ai në cicërimën gjegjëse, temat kryesore për të cilat diskutuan ishin Asociacioni dhe kthimi i serbëve në institucione.

“Fola me Albin Kurtin sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës.

Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre”, thuhet tutje.

Përgatitja

Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka konfirmuar se më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Nga kjo ambasadë kanë treguar se kanë ftuar për takim liderë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë.

Ne jemi duke ftuar një grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve, për të diskutuar këtë çështje me rëndësi.” – kanë bërë të ditur nga ambasada.

Nga ambasada kanë njoftuar gjithashtu se synimi i saj është “të avancojë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit, në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja”.

Ne jemi duke organizuar këtë diskutim, në përputhje me synimin tonë për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, por edhe si reflektim i miqësisë sonë për kohë të gjatë, dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”.

Dorëzim në heshtje

Nuk dihet nëse ky vendim i saj është personal apo i koordinuar me shefin e ekzekutivit, por vet prania e saj do të thotë shumë rreth kësaj çështjeje.

Në fakt, të shumtë kanë qenë edhe zërat pro formimit të Bashkësisë së Komunave me Serbe, por që deri më tani nuk ka pasur lëvizje në veçanti nga udhëheqësit.

Në anën tjetër, ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla, me plot besim, ka deklaruar se Asociacioni si projekt ka vdekur, kurse euro-amerikanët vazhdimisht ripotencojnë atë që pa një formim të tijin, nuk mund të ketë asnjë hap para.

Lajme të ngjashme