A po 'dorëzohet' Qeveria? Zëvendësja e Kurtit do të marrë pjesë në diskutimet e ambasadës amerikane për Asociacionin - NACIONALE

A po 'dorëzohet' Qeveria? Zëvendësja e Kurtit do të marrë pjesë në diskutimet e ambasadës amerikane për Asociacionin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pak çaste më parë Nacionale transmetoi njoftimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë rreth organizimit të diskutimeve për Asociacionin.

“Më 31 janar, Ambasada e Amerikës do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kemi ftuar drejtues të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme”, thuhet në kumtesën e ambasadës.

Këtu pritet të marrë pjesë edhe zëvendës-kryeministrja nga radhët e komuniteteve, Emilia Rexhepi.

Kjo e fundit, në një prononcim për Paparacin e ka konfirmuar praninë e saj. “Po e kam pranuar ftesën. Do të jem prezent në atë organizim”.

Dorëzim në heshtje

Nuk dihet nëse ky vendim i saj është personal apo i koordinuar me shefin e ekzekutivit, por vet prania e saj do të thotë shumë rreth kësaj çështjeje.

Në fakt, të shumtë kanë qenë edhe zërat pro formimit të Bashkësisë së Komunave me Serbe, por që deri më tani nuk ka pasur lëvizje në veçanti nga udhëheqësit.

Në anën tjetër, ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla, me plot besim, ka deklaruar se Asociacioni si projekt ka vdekur, kurse euro-amerikanët vazhdimisht ripotencojnë atë që pa një formim të tijin, nuk mund të ketë asnjë hap para.

Njollë e zezë

Asociacioni i Komunave Serbe vazhdon të jetë një pikë e zezë në dialogun Kosovë – Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i gatshëm për një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, por në bazë të deklaratave ka lënë të nënkuptohet se është kundër Asociacionit siç e ka quajtur ai mono-etnik.

“Në Kosovë ne nuk mund të kemi një asociacion ose çfarëdo institucioni ose organizate të bazuar vetëm në një etni. Asnjë serbë i Kosovës nuk më ka shkruar letër për të më kërkuar një Asociacion të bazuar në etnicitet. Ata duan punë, drejtësi, por asnjëri nga ta nuk e do këtë Asociacion. Është Beogradi që insiston në të” – kishte thënë Kurti për Al Jazeeran.

Gabriel Escobar

Ndryshe nga liderët institucionalë të Kosovës, i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ai ka thënë se Kosova duhet të fillon menjëherë me formimin e asociacionit.

Por, këtu duhet përmendur faktin se ai e ka ripërsëritur disa herë që i njëjti Asociacion nuk ka të bëjë asgjë me Republikën Serbe në Bosnje.

“Jo, absolutisht jo. Nuk është mekanizëm që do t’i imponohet Kosovës. Është një çështje, për të cilën Kosova mund të punojë me komunitetin ndërkombëtar, si dhe me komunitetin e prekur, për të gjetur zgjidhje që përbën fitore për dy palët, që mundëson mbrojtjen e të drejtave kolektive, duke e mundësuar ruajtjen e funksionalitetit dhe kushtetutshmërisë së këtij shteti të pavarur dhe sovran”, ka thënë diplomati amerikan.

Lajme të ngjashme