“Mërzia e tyre, është mërzia e popullit”: Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi - NACIONALE

“Mërzia e tyre, është mërzia e popullit”: Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka vizituar të shtunën familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi pas vendimit në Hagë.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se “mërzia e tyre është mërzia e popullit”.

“Dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Mërzia e tyre është mërzia e popullit tonë.

Jemi krenarë për ta, për luftën tonë për liri dhe për gjithçka që ata përfaqësojnë në historinë dhe shtetin tonë.

Bashkë do të qëndrojmë, bashkë do të angazhohemi dhe bashkë do ta vazhdojmë betejën për drejtësi e liri, deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë.

Dje, sot dhe përjetësisht, çlirimtarë!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme