Hill: Asociacioni obligim që Kosova duhet ta përmbushë - NACIONALE

Hill: Asociacioni obligim që Kosova duhet ta përmbushë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha për N1 se e kanë dëgjuar me vëmendje fjalimin e mbrëmshëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, sipas tij, ka prezantuar një plan, një koncept se si të zgjidhet problemi i ndërlikuar i Kosovës.

Ai shtoi se Vuçiq ka shpjeguar edhe se si e sheh të ardhmen e Serbisë dhe se SHBA-të e mbështesin një të ardhme të tillë. Raporton N1.

SHBA-ja e përkrah një të ardhme të tillë për Serbinë dhe ne nuk kemi marrëdhënie më të mira me askënd në botë sesa me BE-në. Për ne është shumë e rëndësishme të shohim se Serbia zhvillon marrëdhënie edhe me BE-në, anëtare e së cilës më në fund do të bëhet. Pra, kjo do të jetë gjithashtu një garanci e marrëdhënieve të mira midis SHBA-së dhe Serbisë”, u tha Hill gazetarëve në Muzeun Nikola Tesla, ku u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për projektet e efiçiencës së energjisë ndërmjet USAID-it dhe Ministrisë së Energjisë.

Vuçiq, gjatë fjalimit të mbrëmshëm në të cilin prezantoi detajet e propozimit të ri evropian për Kosovën që i është paraqitur nga pesë emisarët, në takimin e së premtes, ka theksuar se “Serbia duhet të marrë pjesë në dialog, duhet të vazhdojë rrugën e saj evropiane. sepse do të ishim të vetmuar ekonomikisht dhe politikisht pa të”.

Kur është fjala për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në veri të Kosovës, ai ka theksuar se “të gjithë negociatorët, qoftë nga BE-ja apo SHBA-ja, kanë konfirmuar se ky është obligim nga Marrëveshja e Brukselit dhe gjashtë të parat pikat merren me të”.

Dhe nga pozicioni i Escobar u pa qartë se është thelbësore të ecim përpara, dhe më pas vijon ajo që është në propozimin gjermano-francez. Këtu shkojmë te idetë më të gjera që do të kërkojnë më shumë kohë. Nuk mund të presim që të përmbushen sot, nesër, por marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen”, tha ai.

I pyetur për formatin e bisedimeve të ardhshme, ai tha se duhet të punohet më shumë dhe të përpunohen më shumë detaje, sepse “marrëveshja e Brukselit ka disa fjali dhe nuk mund të jap më shumë informacion se si do të duket”.

E i pyetur nëse plani i Ischinger-it për dy Gjermanitë mund të zbatohet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ai ka thënë se “duhet të fokusohemi në atë që thotë ai ekzistuesi dhe që palët të fokusohen në atë përmbajtje dhe të krahasohen më vonë”.

Lajme të ngjashme