Çështja e librave, sulmet ndaj prokurorisë e shtyrja e vendimeve: Këto janë ngjarjet kryesore të javës - NACIONALE

Çështja e librave, sulmet ndaj prokurorisë e shtyrja e vendimeve: Këto janë ngjarjet kryesore të javës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe java që po e lëmë pas kishte plot tema të rëndësishme, por ndër to veçojmë çështjen e Ministrisë së Arsimit për blerjen e librave shkollor nga prindërit, sulmet e ministrave ndaj Prokurorisë Speciale, vizitën e kryeministrit Kurti në Greqi dhe shtyrjen e vendimet qeveritare.

Librat

Java filloi me konferencën e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci e cila për herë të parë pas disa vitive e ndryshoi procedurën për shpërndarjen e librave për nxënësit.

Nagavci theksoi se tash e mbas, prindërit do t’i blejnë librat për fëmijët e tyre dhe ata do të rimbursohen nga shtetit.

Kjo metodë ka nxitur reagime të jashtëzakonshme. Disa nga këto reagime ishin mbështeteës e me shumica ishin kritikuese.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, anëtarë të opozitës e pjesëtarët të shoqërisë civile kritikuan metodën e ministers Nagavci.

Natyrisht që në mbrojtje të Nagavcit dolën vartësit e pushtetit, të cilët njëzëri u pajtuan me ndryshimet e metodës për shpërndarjen e librave.

Ndërkohë, që dy ditë është hapur aplikimi në E-Kosova për regjistrim për të pëfituar mjetet për blerjen e librave.

Edhe kjo fazë u kritikua për shkak të mosfunksionimit të platformës e-Kosova.

Sulmet ndaj Prokurorisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë javës që po e lëmë pas, prodhuan dy video-mesazhe në të cilat drejtonin akuza nga Prokurorisë Speciale.

Haxhiu ka deklaruar se auditori i brendshëm i Ministrisë së Drejtësisë ka gjetur keqpërdorim në dhënien e një prone në Vushtrri te një person fizik dhe sipas saj, Prokuroria nuk po lëvizë në këtë drejt.

Haxhiu ka shtruar edhe një pyetje në fund të video: “Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale?”

Njëjtë ka vepruar edhe ministri Peci. Ai ka bërë dy video lidhje me disa keqpërdorime e që sipas tij, Prokuroria nuk po merret me këto raste.

Këto reagime të pushtetit po bëhen në kohën pasi Prokuroria Speciale ka arrestuar tre persona të dyshuar për aferën e vajit dhe grurit.

Kurti në Greqi

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në darkën joformale të shtruar nga kryeministri i Greqisë me lidërë nga Ballkanin Perëndimor bashkë me liderët të BE-së dhe presidentin e Ukrainës.

Në këtë vizitë, Kurti ishte kryeministri i vetëm që nuk u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.

Ai pati një takim bilaterale veç me kryeministrin e Greqisë dhe me presidenten e Komisionit Evropian.

Vizita e tij në Greqi u pasi si dështim dhe humbje diplomatike pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori premtime që Greqia e Ukraina nuk do të ndryshojnë qëndrim ndaj Kosovës.

Këto dy shtete nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, gjatë javës që po lëmë pas pati edhe një përplasje mes komunave dhe ministrit Hekuran Murati rreth Ligjit për Tatim për Pronat e Paluajtshme.

Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë të mbajtur në po këtë javë, u morë vendim për shtyrjen e procesit për regjistrimin e popullsisë si dhe për shpronësimin e pronave në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ndërsa, lajmi më i rëndësishmë nga bota, ishte vdekja e shefit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin.

Ai humbi jetën nga rrëzimin i avionit të tij në Rusi.

Lajme të ngjashme