Sulmet brutale të pushtetit përmes videove ndaj Prokurorisë, opozita: Këto janë veprime neveritëse dhe totalitare - NACIONALE

Sulmet brutale të pushtetit përmes videove ndaj Prokurorisë, opozita: Këto janë veprime neveritëse dhe totalitare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një video ka akuzuar Prokurorinë Speciale se nuk po merret me ata që kanë shkelur ligjin, sipas saj auditori i brendshëm i Ministrisë së Drejtësisë ka gjetur keqpërdorim në dhënien e një prone në Vushtrri të një person fizik.

“Në vitin 2020, ish ministri i Drejtësisë dhe ish-drejtroi i burgjeve kishin dhënë pronën publike prej 2 hektarësh e 12 metra në shfrytëzim për 10 vite për person fizik. Sapo e kuptuam kërkuam nga auditori i ministrisë së Drejtësisë që ta auditojë procesin se si është dhënë prona publike në shfrytëizm te një person fizik, nga të gjeturat e auditorit kemi gjetur se kontrata është lidhur pa asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore mes personit fizik dhe ish-zyrtarëve.” – ka thënë ajo.

Njëjtë si Haxhiu, ka vepruar dje ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një video është paraqitur pranë një objekti të njohur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, duke pretenduar se objekti në fjalë, i cili është ngjitur me selinë kryesore të AAK-së, është tjetërsuar në pronë private.

Madje, Peci ka thënë se ky është objekti i Institutit Bujqësore të Kosovës dhe se këtë gjë e ka paditur një vite më parë, duke i ofruar Prokurorisë së Shtetit provat e mjaftueshme, mirëpo sipas tij nuk është marrë asnjë veprim.

Sulmet brutale të pushtetit ndaj Prokurorisë, ka sjellë një serë reagimesh nga opozita.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se veprimi i ministres ishte shqetësues e totalitar.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ministrja Haxhiu nuk e ka idenë për peshën e pozitës që mban.

Neveritëse. Shqetësuese. Totalitare. Si duket Ministrja e Drejtësisë nuk e ka idenë për peshën e pozitës që mbanë përkohësisht.” - ka shkruar Çitaku.

Ndaj akuzave të pushtetit në drejtim të Prokurorisë, ka reaguar edhe anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ku ka shkruar se në këtë mënyrë Qeveria po e cenon rendin kushtetues demokratik të Kosovës.

Sipas saj, më anë të këtyre videove Qeveria po harxhon energji duke bërë propagandë.

E humbur në mes të skandaleve, sot qeveria paska vendosur t’a godet prokurorinë me video propagandizuese. Çka të thuhet për një: Qeveri që po rrezikon rendin demokratik të vendit-ndarjen e pushteteve!; Qeveri që angazhimin dhe energjine e saj e përdor veq në PROPAGANDË e KRIZA për të mbijetuar; Qeveri që në vend të rezultateve servon KORRUPSION, ARROGANCË e PAAFTËSI për zgjidhje problemesh; Qeveri që nuk ka realizuar as gjysmën e aktiviteteve të parapara. Në shërbim të kujt ështe Qeveria Kurti? Në shërbim të qytetarëve e shtetit të Kosovës, JO!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Lajme të ngjashme