Zelensky shtrëngim duarsh me Kurtin e takim me Vuçiqin: Bisedojnë për Kosovën
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në prani të përfaqësuesve të BE-së në Greqi. Ndërkohë, dy presidentët janë deklaruar për takimin mes tyre. Në anën tjetër edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Greqi dhe me Zelenskyn pati një shtrëngim duarsh, por jo takim. Çka biseduan në takimin Zelensky-Vuçiq?
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenesky është deklaruar për bisedën që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Greqi. Kosova ka qenë një ndër çështjet që është biseduar në takimin e tyre.
Zelensky ka thënë se me Vuçiqin ka pasur një takim të hapur, të sinqertë e frytdhënës.
Ai ka thënë se ka qenë një bisedë e mirë “respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve”.
“Një takim i hapur, i sinqertë dhe frytdhënës me Presidentin e Serbisë @AVucic. Bisedë e mirë për respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve. Për të ardhmen e përbashkët të kombeve tona në shtëpinë e përbashkët evropiane. Për zhvillimin e marrëdhënieve tona, kjo është në interesin tonë të përbashkët.” – ka shkruar ai në Twitter.
An open, honest, and fruitful meeting with the President of Serbia @AVucic.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 22, 2023
Good conversation on respect for the UN Charter and the inviolability of borders.
On our nations’ shared future in the common European home.
On developing our relations, that is in our mutual interest. pic.twitter.com/t7d9DdUH7M
Në ndërkohë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur pas takimit që ka pasur me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy në Greqi, duke thënë se ka pasur një bisedë të drejtë, të hapur, miqësore, konstruktive dhe të sinqertë.
Vuçiq ka thënë se i ka konfirmuar Zelenskyt se Serbia konfirmon integritetin territorial të Ukrainës.
“Kam folur për atë që ka ndodhur në vitin 1999, duke konfirmuar se Serbia e konfirmon integritetin territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.” – ka thënë ai.
Më tej, Vuçiq ka bërë të ditur se me Zelenskyn kanë folur edhe për Kosovën, duke thënë se nuk pret që Ukraina të ndryshojë qëndrim.
“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane. Ajo që unë mendoj është më shumë se të menduarit, jam pothuajse i bindur se nuk do të ketë asnjë ndryshim.” – ka thënë Vuçiq.
Edhe për Greqinë, Vuçiq beson që nuk do të ndryshoj qëndrimin ndaj Kosovës.
Në anën tjetër, për vizitë në Greqi ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti pati disa takime para darkës së organizuar nga kryeministri i Greqisë. Ai sot pritet të takohet me me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Ndërkaq, Kurti deri më tani nuk dihet nëse do të ketë takim sy me sy me presidentin e Ukrainës
Të hënën mbrëma, kryeministri Kurti publikoi një video duke u shtrënguar duart me presidentin Zelensky.
“Në prag të darkës së shtruar nga kryeministri grek Mitsotakis, me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.” – ka shkruar Kurti në këtë video.
Pas darkës që u shtrua mbrëmë, Kurti sot pritet të takohet me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Duhet të kujtojmë se Kosova ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë prej kur ka filluar.
Në anën tjetër, Serbia vazhdon të jetë ndër shtetet e pakta që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.




