Kurti poston foto nga Greqia, pritet nga kryeministri grek dhe ai kroat
Me ftesë të kryeminsitrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Greqi.
Në një postim në “X”, Kurti ka njoftuar për takimin e kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç. Këtë të fundit ai tha se e përgëzoi për anëtarësimin e Kroacisë në Eurozonë dhe në zonën Shengen.
“Mbërrita në Athinë përpara darkës së sotme të organizuar nga Kryeministri i Greqisë dhe pata një takim shumë produktiv me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç. E përgëzova për anëtarësimin e Kroacisë në Eurozonë dhe në zonën Shengen. Ne diskutuam gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në rajon.”
Arrived in Athens ahead of tonight's dinner hosted by @PrimeministerGR & had a very productive meeting with Croatian PM @AndrejPlenkovic. I congratulated him on Croatia joining the Eurozone & the Schengen area. We also discussed bilateral relations & the situation in the region. pic.twitter.com/KlZpk1BoCF
— Albin Kurti (@albinkurti) August 21, 2023