Buzhala: Albin Kurti, Përparim Kryeziu dhe Fitore Pacolli nuk mund ta përcaktojnë lirinë e shprehjes - NACIONALE

Buzhala: Albin Kurti, Përparim Kryeziu dhe Fitore Pacolli nuk mund ta përcaktojnë lirinë e shprehjes

1 vit më parë

nga Gazeta Nacionale

Gazetari Berat Buzhala në episodin e 18-të të emisionit “Ditari i Buzhalës” flet edhe për rëndësinë e lirisë së mediave, dhe specifikisht për tendencën e Qeverisë Kurti për të kontrolluar mediet.

Sipas Buzhalës, problematike në këtë qasje është edhe kultura kosovare, e cila nuk ka ndonjë histori të gjatë në relacion me mediet.

Autori i emisionit “Ditari i Buzhalës”, kritikon edhe mënyrën se si mendësia kosovare lartëson heshtjen. Një gjë e tillë, është shtrati më pjellor për sistemet autoritare.

“Burri më i mirë në trojet tona është ai që s’folë”, theskon Buzhala.

Tutje, gazetari konkludon që patriarkaliteti dhe diktatura ndihmojnë njëra tjetrën. Ai flet edhe për mënyrën se si pushteti aktual, në krye me kryeministrin Albin Kurti, po synon të kontrollojë raportimet e televizioneve e gazetave në Kosovë.

Lajme të ngjashme