“Çfarë absurdi”: Qeveria Kurti shtroi 10 kilometra asfalt në Kamenicë, por “harroi” se aty bie diga – tash do të detyrohet ta prishë
Kryeministrinë detyrë , Albin Kurti, i do shumë digat. E mbani mend kur e krahasonte territorin e Kosovës me kapakun e kthyer përmbys... pra, digat duheshin që lumenjtë të mos derdheshin jashtë.
Në fushatën e fundit i dha mbiemrin mandatit të tij: “mandat i digave”.
Një prej projekteve kryesore të digave është Diga e Desivojcës në Kamenicë.
Çka ka lidhje diga me këtë rrugë? – mund të pyes dikush prej juve. Kjo rrugë i ka 10 kilometra dhe lidh Shipashnicën, Desivojcën dhe Tërstenën. E ka shtruar Qeveria e Albin Kurtit.
Sipas deklarimeve të Drejtorit për Zhvillim Ekonomik, Edon Dermaku, asfaltimi i rrugës nuk lejuar ishte në vitet 2012-13 pikërisht shkaku i projektit të digës së Desivojcës.
Por, kjo u harrua. Diga u harrua. Dhe rruga u asfaltua.
Në njërën anë ishte projekti i vjetër i ndërtimit të digës. Në tjetrën ishte asfaltimi i rrugës. Të dyja në të njëjtën zonë. E të dyja s’i zinte.
I habitur per shtrimin e kësaj rrugë ka mbëtur edhe ish-kryetari i kamenicës Qëndron Kastrati, i cili tha se nuk ka kuptim të shtrohet asfalt në një vend që ka për tu grumbulluar uji për pije
Çka bënë ministritë e infrastrukturës dhe mjedisit? Asgjë.
Sot, projekti i digës po ecë përpara. Ai financohet edhe me mbështetjen e Bankës Botërore. Tash është në fazën e projektimit të detajuar dhe vlerësimit mjedisor e social. Mos e harroni rrugën e asfaltuar 10-kilometra në të. Tash dalim aty.
Sipas drejtorit për Zhvillim Ekonomik në Kamenicë, kishte diskutime që me ndërtimin e digës të ndërtohet edhe një rrugë alternative.... Pse? Sepse një pjesë goxha e madhe e rrugës ekzistuese do të preket prej ndërtimit të digës.
Pra nga 10 km sa është asfaltuar ai për gazetën Nacionale tha se diku deri 7 km të kësaj rruge do të ndërpriten.
Mirëpo sipas tij, asfaltimi i rrugës do t’i kthej shumë banorë të këtyre fshatrave që kanë ikur prej aty.
Se ky projekt ishte i kahmotshëm dhe menaxhohet nga ministria e ambientit e thotë edhe Ferat Shala, ish ministër i ambientit
Por deri më tani nuk ka një afat të përcaktuar për fillimin e ndërtimit të digës.
Ndërkohë, shteti sapo ka investuar miliona euro në asfaltimin e rrugës Shipashnicë–Desivojcë–Tërstenë.
Dhe këtu lind pyetja:
Nëse projekti i digës ka qenë i njohur prej vitesh, pse u investuan para publike për asfaltimin e një rruge që duhet të zhvendoset?
Dhe nëse diga ndërtohet, kush do të paguajë për rrugën e re?
Për këto shumë pikëpyetje Nacionale ka nisur pyetje tek ministria e infrastrukturës dhe ajo e mjedisit për të kuptuar më shumë por s’ka marrë përgjigje.
Përvec kësaj Nacionale ka nisur pyetje edhe tek Banka Botërore por që e njejta deri në publikimin e këtij hulumtimi nuk ka kthyer përgjigje