Dyshimet për dallavere me banesa: Gazetari Ardian Jasiqi thotë se banesën që e bleu në katin e gjashtë, pas disa viteve, kompania ia ndërroi katin - NACIONALE

Dyshimet për dallavere me banesa: Gazetari Ardian Jasiqi thotë se banesën që e bleu në katin e gjashtë, pas disa viteve, kompania ia ndërroi katin

10 muaj më parë

nga Besarta Hoti

Pas raportimit të djeshmë në gazetën Nacionale, ku dyshohet se një kompani e ndërtimit me emrin ‘Arditi Group’ e cila ka më shumë së gjashtë vite që paratë ua ka marrë për kisne për ndërtim të banesave në Fushë Kosovë por, një numër i madh i këtyre banesave ende nuk janë gjëkundi.

Bëhet fjalë për tetë objekte banesor, që, siç thonë ata, rreth 300 familje ka vite që presin banesat e tyre.

E një rrëfim të ngjashëm sikur të atyre të ditës së djeshme, e ka edhe gazetari Ardian Jasiqi i cili i tha Nacionales se banësën që e bleu në vitin 2019 nga kjo kompani në katin e gjashtë pas disa viteve iu kërkua nga pronarët e kompanisë që të dal në katin e shtatë, pasi që ajo banesa i takonte pronarit të tokës.

Një gjë të tillë e ka pranuar edhe kompania ‘Arditi Group’, e cila i tha Nacionales se kjo ishte bërë në marrëveshje më blerësin.

Për më shumë ndiqeni storien;

Lajme të ngjashme