Zv. kryeministri Bislimi paralajmëronte se Kosova do t'iu përshtatej masave ndëshkuese të BE-së - NACIONALE

Zv. kryeministri Bislimi paralajmëronte se Kosova do t'iu përshtatej masave ndëshkuese të BE-së

3 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Kosova edhe zyrtarisht që nga 28 qershori është nën sanksione të Bashkimit Evropian. Mos-shtensionimi i situatës në veri të vendit është arsyeja kryesore pse vendet anëtare të BE-së kanë vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Por, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tri javë më parë thoshte se masave do t’ju përshtatemi. Qysh?

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, numri dy i Qeverisë Kurti, dukej krejt i qetë në një intervistë të dhënë në Interaktiv të KTV-së më 9 qershor, kur u pyet nga gazetari nëse do të ketë masa nga SHBA-ja apo ndërkombëtarët.

Bislimi me qetësinë e tij e dha një përgjigje të çuditshme.

Ai thoshte se nëse do të ketë masa atëherë Kosova do t’i përshtatet atyre masave”.

Atëherë ne do t’i përshtatemi atyre masave, po nuk muj me hi në spekuplime a kupton. Nuk muj me thanë publikisht, në qoftë se SHBA-ja merr këtë masë, ky do të jetë reagimi jonë... është minimumi i seriozitetit, mos më futni në ato ujëra.” – thoshte Bislimi në këtë intervistë. (mini 32:00)

Tutje, ai tregonte se për çfarë masash duhet të shqetësohemi.

Sikur të kishte qenë një lloj programi ku ti ke qenë për 10 vite, e tash të largojnë, mendoj që duhet me u shqetësu.” – thoshte ai pas largimit të Kosovës nga organizimi ushtarak “Defender Europe 2023”.

Ndërkohë deri më tani, Bislimi nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetëm që nga vendosja e sanksioneve.

Bile, ai nuk ka treguar as qysh do të “përshtatemi” ndaj sanksionove të BE-së.

Mirëpo shefi i tij dhe i pari i qeverisë, kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas vendosjes së masave.

Kurti i quajti si masa të padrejta ndaj Kosovës.

Këto nuk janë sanksione por është e vërtetë që janë masa të përkohshme por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe Ekzekutivi më demokratik pro-evropian dhe progresist," – ka thënë Kurti të dielën më 2 korrik.

Më tej, Kurti tha se shpreson që këto masa do të jenë “fort të shkurtra”.

"Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet autokratik dhe pro-Rusisë dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë ku i ka shkaktuar katër luftëra. Sido që të jetë ne e bëjmë punën tonë, por le të mos harrojmë që nuk mundemi të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit as me kushtetutshmërinë e vendit tonë andaj ne do të vazhdojmë me zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë që këto masa të përkohshme do të jenë fort të shkurtra ashtu që edhe mbështetja edhe ndihma evropiane të jenë të plota për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj.” – ka thënë ai.

Tutje, Kurti ka kërkuar që përmes dialgut të gjendet një zgjidhje për de-eskalim të situatës.

Cilat janë masat e BE-së?

Komisioni Evropian ka njoftuar për një varg masash ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mos-shtensionimit të situatës në veri të vendit.

Këto masa përfshijnë suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu masa tjetër është ndalja e programit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 si dhe pezullimi i propozimeve të paraqitura nga Kosova në kuadër të kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, Kosova ka mbetur jashtë Programit të Evropës Digjitale me vlerë 7.6 miliardë euro, ku të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor do të ndihmohen nga BE-ja për këtë çështje.

Këto sanksionone mund të largohen nëse punohet drejt shtensiomimit të situatës në veri të vendit.

Lajme të ngjashme