Bislimi me logjikë të dhimbshme s’e bën hesap Perëndimin: “Nuk sakrifikojmë sovranitetin tonë për interesat e ndërkombëtarëve” - NACIONALE

Bislimi me logjikë të dhimbshme s’e bën hesap Perëndimin: “Nuk sakrifikojmë sovranitetin tonë për interesat e ndërkombëtarëve”

3 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Këshillat dhe kërkesat amerikane “u flakën tutje” (rebuffed), tha I Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, teksa fliste në një linjë (ndonëse pa shkëmbyer fjalë me njëri tjetrin) në BBC World Service, me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Dy ditë më pas Escobar do të nisej për në Prishtinë për t’u “flakur tutje” sërish. Kurti, sipas Escobar, dëshmoi se “nuk ka instinkt për bashkërendim dhe bashkëpunim me ShBA-në”.

Emisari amerikan tha se “është i përçudnuar” me qeverinë kosovare, ndërsa me dy krerët e saj, Albin Kurtin dhe Besnik Bislimin, u shpreh edhe më i habitur. Krejt çka këto dy të fundit bëjnë, tha ai, është të flasin për Serbinë. Andaj, edhe në gjuhë, Escobar dha një zhvendosje, duke lënë të kuptohet se ndëshkimet eventuale do të rëndojnë mbi pushtetarët shtetëror, e jo Kosovën dhe popullin e saj si të tillë.

Për mua, mendoj, Kosova s’duhet të definojë veten simbas Serbisë, por ta definojë veten nga vlerat e vetë saj, jo me 6 milionë e banorët e Serbisë, por me 700 milionë njerëzit e komunitetit Euro-Atlantik; duam ju veten ta përcaktoni ashtu, dhe, prapseprap, kur neve na ndodhë të bisedojmë me Kryeministrin dhe Zëvendësin e tij, krjet çfarë ata duan të flasin është Serbia; ne duam të flasim për integrim më të madh”.

Qeveria e Kosovës, megjithatë, zgjodhi të nxjerr dhëmbët me referenca të sundimit të ligjit dhe sovranitetit; kjo e fundit e garantuar nga vetë ShBA’ja. Situata ka shkuar deri në caqe të absurditetit. T’i numërojmë disa; të Bislimit, i cili është Zëvendës Kryeministër për Integrime Evropiane, integrime këto të pezulluara nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të kursit të veprimit qeveritar në veri.

Bislimi qëndroi te argumenti i tij i vetëm: Serbia.

Ndërkombëtarët sollën kërkesa që “pronar origjinal e kanë Serbinë”, tha ai mbrëmë, duke e rrokur sërish tezën e tyre se ShBA’të (por edhe i tërë komuniteti Trans-Atlantik i cili ka marrë qëndrim kundër kursit veprues të qeverisë kosovare) po i qëndrojnë interesave serbe.

Saktësisht për këtë do të kishte shumëçka për të thënë emisari amerikan. Të mendohet një gjë e tillë, “është e dhimbshme”, pati thënë ai në një bisedë këtë javë me gazetarë.

Kemi disa sfida në marrëdhëniet dy-shtetërore në të pasurit punë me kryeministrin (Albin Kurti). Do të jem tejet i sinqertë: ShBA ka qenë mbështetësi më i madh i juaji dhe më dhemb kur e shoh që njerëzit mund të mendojnë se disi ne jemi ka e çojmë angazhimin për përfitime të Serbisë”, tha Escobar.

“Dua t’jua risjellë ndërmend se Serbia ishte kundër pavarësimit tuaj më 2008, ne e çuam përpara; Serbia ishte kundër fushatës tonë për njohje (ndërkombëtare) të Kosovës përgjat viteve e ne e çuam përpara; edhe këtu, ata ishin kundër Kosovës në KiE e e ne çuam përpara; ishin kundër zgjedhje, ndërsa ne i pamë në funksion legjitim; ishin kundër rezultateve e ne i thamë atyre se ishin të lira dhe fer. Prandar, kur qeverisë i kërkuam se si do të shkonin para dhe u dhamë disa sugjerime konkrete, ne u çuditëm se si ata mund të mendojnë që disi ne qenkeni armiku”.

Të gjitha këto, Bislimi la të kuptojë dje në Interaktiv në KTV, nuk vlejnë të merren në konsideratë. Por, për Escobar-in, më qeveria kosovare po u jipte sinjal atyre “se si na shohin ata si partnerë, dhe kjo ka pasur pasoja”.

Bislimi, vazhdon tutje. “Ne po themi, Kosova është vendi i parë në Evropë për të cilët po diskutohet masa ndëshkuese, se e ka zbatu ligjin”; duke e vendosur sërish këtë temë thuase veriu është problem i zbatimit të ligjit.

Por, ShBA, këtë qeveri e ka akuzuar për veprime destabilizuese. Dhe, në veçanti për Ballkanin Perëndimor, ishte Presidenti i ShBA’së, Joe Biden, ai i cili kishte nënshkruar “Urdhërin Ekzekutiv” më 8 qershor 2021, për sanksionim të personave që kontribuojnë destabilizimit të situatës në Ballkanin Perëndimor.

Bislimi, vazhdon tutje. Duke folur gjëra krejtësisht të luhatura për nga logjika, ai shprehet se “nuk do ta sakrifikojmë interesin tonë” për “hir të interesave ndërkombëtare që Serbia të largohet nga orbita ruse”. Sërish Serbia.

Ne po themi në qoftë se ka vullnet të bashkësisë ndërkombëtare për t’i vendosur masa ndëshkuese Kosovës, ato do i vendosen pa marrë parasysh vendimeve tona”, vazhdon fjalia tjetër e dhimbshme dhe e varfër për nga aspekti i vërtetësisë dalë nga goja e Bislimit.

ShBA, kursin e veprimit të instalimit me forcë të kryetarëve të rinj shqiptarë në pjesën veriore të vendit, të dalur “fitues” me bojkot absolut të komunitetit serb dhe me vetëm nga 100 vota, e ka parë me esëllin më të madhe. Por, për “arsye simbolike” e përkundër popullatës lokale, veprimet e qeverisë “ngritën ashpërsisht tensionet” dhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, u quajtën “masa të dhunshme”.

Shihni këtu, një gjë po ua them: s’është këtu (dëmi vetëm me) me ShBA’në, por me tërë komunitetint Trans-Atlantik; pra, nuk është me neve, jo vetëm 27 shtete të BE’së, ShBA’në ose MB’në, ne i shohim gjërat njësoj. Po vjen kjo prej diku tjetër. Dhe, po, mund të ketë ndikim afatgjatë”, ka thënë Escobar.

Po dërgohet sinjal i fuqishëm se Kosova nuk është e interesuar të bashkërendohet me ne, mendoj se kjo do të ishte fatkeqe, dhe meqë jemi këtu, jo për Kosovën, por për Kryeministrin. Dua ta bëj tejet të qartë se kjo nuk të ndikojë në marrëdhëniet afatgjatë me Kosovën. Por, ama, veprimet e marra ose veprimet që nuk merren, mund të kenë disa pasoja që mund të afektojnë pjesë të marrëdhënieve. Por s’dua të dalë aty”.

Bislimi, dhe shpjegimi i tij edhe më i dhimbshëm para disa muajve

Thoshte të ketë parë “sondazhe kredibile” se ka rënie të madhe të Listës Serbe në komunat veriore, dhe se kishte “vullnte të madh demokratik” për zgjedhjet e prillit në veri. Askush s’e kishte parë këtë, vetëm Bislimi. Por, u gënjye të madhe, ose gënjeu të madhe.

Zgjedhjet janë themel i demo-kracisë”, i thoshte Bislimi Zërit të Amerikës pyetur se a mund të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore të populluara me shumicë serbe, por dështonte të tregonte nëse “demos”-i i atyre zonave do të dalë në votime për të konkretizuar “kracinë” komunale.

Ka vullnet nga parti politike atje që të marrin pjesëmarrës në zgjedhje”, thoshte ai. “Ky vullnet mungon nga vetëm një subjekt politik”, vazhfonte ai ai, duke i dhënë një nënkuptim thuase ata qëndrojnë diku minimalisht në përkrahje qytetare në ato zona.

Kanë parë rënien e madhe të besimit te qytetarët ata duan ta kamuflojnë përmes ikjes së mbajtjes së zgjedhjeve”, thotë ai, ndërsa për shtyrjen e zgjedhjeve thoshte se “nuk është opsion i mirë”. Veç Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thoshte Bislimi, kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa në mënyrë implicite e godiste edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili bënte thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve. “Është shumë gabim që zëra nga politika edhe në Kosovë i bashkohen kësaj narrative të Vuçiqit”, ka thënë ai.

Haradinaj parashikonte, “këta janë eksperimentues, hajgare është kjo

Është hajgare çfarë po bëjnë këta”, pati thënë një numër herësh Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste në Rubikon, ditë para mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

Do ta hupim ftyrën tonë, përsëri, se nëse rezultati është nën 10% i pjesëmarrjes, mos të bëjmë hajgare. Ne jemi duke e mashtruar veten jo dikë tjetër. Ka njëherë edhe aleatët tonë po të lëjnë me dështu për më te ta tregu venin. Me të zhveshë, tamam me të bë ashtu siç s’ke qef me qenë. Herën e parë ne kemi dështu, e kemi ngrit kryt kemi thanë ‘Na jemi shtet, kemi Kushtetutë, shpallim zgjedhje’. Mos m’e pas ardhë amerikani me të nxjerr, kishte mbet në të”, pati thënë Haradinaj.

Haradinaj kishte porosi të prerë për Kurtin: “Mos u ngut, mos puno anshëm në Veri, sepse nuk mundemi me kry ashtu sikur je ka don ti”. Haradinaj shprehej se në veçanti për çështjen e sigurisë në Veri, Kosova ka bashkëinvestim dhe bashkëaksionar, në rend të parë duke nënkuptuar ShBA-në. “Nuk guxon me çitë hapa vetëm. Nuk je i zoti me i zbatu krejt vetëm”.

Zgjedhjet në Stacion të Policisë? Kush të mban zgjedhje në stacion të policisë?”. Këto dy pyetje ua shtronte Haradinaj panelistëve, disa prej tyre të cilët i drejtoheshin në narracionin e Lëvizjes Vetëvendosjes. “Kush mban zgjedhje në stacion të policisë, veç diktaturat. Kush tjetër?”, pyeti ai.

Doli saktësisht parashikimi i Haradinaj. I mbarë komuniteti Trans-Atlantik dhe mediat më të mëdha botërore raportuan për instalimin me forcë të kryetarëve shqiptarë me nga 100 vota përkundër popullatës lokale, ndërsa Kosovës i pasuan edhe sanksione.

Lajme të ngjashme