Asociacioni: Lajçak thotë se me Kurtin u pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara - NACIONALE

Asociacioni: Lajçak thotë se me Kurtin u pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak brenda javës është kthyer përsëri në Prishtinë. Kësaj radhe, Lajçak në Prishtinë bëri një intervistë dhe theksoi se në takimin që zhvilloi me kryeministri i Kosovës të mërkurën mbrëma, ka rënë dakord që të zbatohen plotësisht marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, për herë të dytë brenda pak ditëve po qëndron në Kosovë.

Në një takim në orët e vona të së mërkurës, Lajçak ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Sipas Lajçakut, me Kurtin e Bislimin ka biseduar për hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ku ndër të tjera ka theksuar se me Kurtin ka rënë dakord që të zbatohen marrëveshjet e arritur.

Në marrëveshjet e arritura e me të cilatë është pajtuar Kurti me Lajçakun është edhe Asociacioni.

U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe ZKM Besnik Bislimin për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.” – ka shkruar Lajçak në Twitter.

Data dhe detajet e planit franko-gjerman

Në intervistën e tij dhënë për Rubikon, Lajçak shpalosi më shumë detaje nga plani franko-gjerman apo plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se deri në mars do të dihet se a po avancohet drejt këtij procesi dhe se kush është përgjegjës.

Kemi afat natyror, sepse deri në mars, do ta dijmë a jemi duke avancuar apo jo. Do ta dijmë, pse nuk po avancojmë, kush është përgjegjës. Kjo është e para.” – ka thënë ai.

E dyta, korniza kohore logjike tregon se ky është viti nëse duam të arrijmë diçka,. Na duhen disa javë dhe muaj, jo shumë, për zbatim, prandaj nuk do të duhej të humbim kohë.” – theksoi ai.

Lajçak ka bërë të ditur për herë të parë se plani franko-gjerman ka njëmbëdhjetë pika.

Ai ka thënë se raportimet e mediave në lidhje me këtë plan, nuk ishin të sakta dhe se kanë qenë “të trilluara nga njerëz të caktuar”.

Kam parë disa tekste të prezantuara në media, që nuk ishin të sakta, të trilluara nga njerëz të caktuar, kishte ndryshime, sepse pas prezantimit të parë jam kthyer në Prishtinë dhe në Beograd kemi diskutuar dhe kemi kërkuar komentet, pastaj jemi munduar t’i inkorporojmë komentet, e kemi thënë shumë qartë që filozofia e propozimit nuk ka për të ndryshuar, sepse filozofia është hartuar me mirëkuptimin më të mirë se si të arrijmë te normalizimi, pra kjo është filozofia.” – ka thënë ai.

Vizita e para 6 ditëve

Në vizitën e para gjashtë ditëve në Kosovë, Lajçak ishte bashkë me të dërguarit SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Lajçak pas takimit, kishte thënë se ka pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë e ofruara nga propozimi franko-gjerman.

Jemi në mes të misionit tonë, ne do të vazhdojmë për në Beograd. S’ka shumë çka mund të them. Sidoqoftë, çka mund të them në këtë pikë është që ne kemi pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë e ofruara nga ky propozim. Shpresoj që do të arrijmë aty te mirëkuptimi i plotë dhe shfrytëzimi i plotë i mundësive të këtij propozimi. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë.” – kishte thënë ai.

Në anë tjetër, edhe zyrtarët e lartë të Amerikës po e kërkojnë një marrëveshje. Amerika është fokusuar tashmë në themelimin e Asociacionit ku edhe ka filluar punimet rreth kësaj pune.

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet të martën bisedoi me Kurtin për Asociacioni teksa në ambasadën amerikane raportohet se kanë filluar punimin e Asociacionit.

Deri më tani Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar për takimin e kryeministrit, Albin Kurti me emisarin Lajçak.

Lajme të ngjashme