Rashiq: Të martën para amerikanëve do të japë një propozim për Asociacionin - NACIONALE

Rashiq: Të martën para amerikanëve do të japë një propozim për Asociacionin

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kurti e potencon vazhdimisht faktin se është kundër Asociacionit një-etnik, por Rashiq e pranon se e ka diskutuar me të këtë çështje.

Në një prononcim për T7, njëri prej ministrave të qeverisë Kurti II, pranoi faktin se të martën e 31 janarit do të japë një propozim për Asociacionin.

Kujtojmë faktin se Rashiq dhe ministrja tjetër nga radhët e komuniteteve, Emilia Rexhepi do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Ambasada Amerikane për të diskutuar lidhur me Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.

Kërkesat për themelim të Asociacionit nga autoritetet amerikane sa vinë e shtohen.

Së fundi këtë e tha edhe Ned Price, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit. Në një konferencë për media, Price deklaroi se palët duhet t'i respektojnë marrëveshjet e mëparshme.

Lajme të ngjashme