“Kemi afat natyror”: Lajçak thotë se deri në mars dihet nëse po avancohet për planin evropian - NACIONALE

“Kemi afat natyror”: Lajçak thotë se deri në mars dihet nëse po avancohet për planin evropian

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka folur rreth planit-evropian duke thënë se ekziston një afat “natyror” për muajin mars rreth arritjes së marrëveshjes. Çka nëse njëra palë nuk pajtohet?

Në një intervistë për “Rubikon”, ai ka thënë se deri në mars do të dihet se a po avancohet deri këtij procesi dhe se kush është përgjegjës.

“Kemi afat natyror, sepse deri në mars, do ta dijmë a jemi duke avancuar apo jo. Do ta dijmë, pse nuk po avancojmë, kush është përgjegjës. Kjo është e para.” – tha ai.

Emisari evropian e ka bërë të qartë se korniza kohore “është logjike” që tregon se nëse diçka do të arrihet këtë vit, duke marrë parasysh zgjedhjet në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E dyta, korniza kohore logjike tregon se ky është viti nëse duam të arrijmë diçka,. Na duhen disa javë dhe muaj, jo shumë, për zbatim, prandaj nuk do të duhej të humbim kohë.” – tha ai.

Çka nëse njëra palë s’pajtohet?

Lajçak ishte i hapur edhe në përgjigjen e tij se çka ndodhë nëse njëra palë nuk pajtohet, duke e theksuar se do të bie mbështetja e partnerëve ndërkombëtaë.

“Bashkësia ndërkombëtare do të përgjigjet në mënyrë që duhet, do ta mbështesë një palë më shumë, ose do ta zvoglojë mbështetjen për tjetrën.” – tha ai.

Ai ka përmendur se mbështetja politike, ekonomike, financiare e shumë të tjera, mund të reduktohen nëse njëra palë nuk pajtohet me këtë propozim.

“Të gjitha llojet e mbështetjes, politike, ekonomike, financiare, integrim, organizata ndërkombëtare, në sjelljen e investimeve…Dëshirë e imja është që të dyja të shihen si palë që e kanë bërë të mundshme dhe janë pjesë e zgjidhjes.” – tha emisari evropian.

Por, Lajçak në këtë intervistë zbuloi edhe diçka tjetër rreth këtij plani që nuk dihej më herët. Kur u pyet se nëse propozimi i ka 10 pika, u përgjigj shkurt, “11 pika”.

Mes tjerash, diplomati evropian ka thënë se raportimet e mediave në lidhje me këtë plan, nuk ishin të sakta dhe se kanë qenë “të trilluar nga njerëz të caktuar”.

”Kam parë disa tekste të prezantuara në media, që nuk ishin të sakta, të trilluara nga njerëz të caktuar, kishte ndryshime, sepse pas prezantimit të parë jam kthyer në Prishtinë dhe në Beograd kemi diskutuar dhe kemi kërkuar komentet, pastaj jemi munduar t’i inkorporojmë komentet, e kemi thënë shumë qartë që filozofia e propozimit nuk ka për të ndryshuar, sepse filozofia është hartuar me mirëkuptimin më të mirë se si të arrijmë te normalizimi, pra kjo është filozofia.” – ka thënë ai.

Vizitat e javës së kaluar

Pesë emisaë, duke përfshirë këtu edhe vetë Lajçakun, qëndruan në Kosovë e Serbi të premten që lamë pas.

Ky i fundit, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti u duk jo edhe aq i kënaqur, duke thënë se “ka pritur më shumë mirëkuptim” për mundësitë e ofruara nga propozimi franko-gjerman, që tash është edhe propozim i Brukselit.

“Jemi në mes të misionit tonë, ne do të vazhdojmë për në Beograd. S’ka shumë çka mund të them. Sidoqoftë, çka mund të them në këtë pikë është që ne kemi pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë e ofruara nga ky propozim. Shpresoj që do të arrijmë aty te mirëkuptimi i plotë dhe shfrytëzimi i plotë i mundësive të këtij propozimi. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë.” – tha ai.

Një qasje më të butë, ai e pati nga Beogradi, ku mori tepër shumë vëmendje mënyra se si e përshkroi presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, duke e konsideruar të përgjegjshëm.

“Kemi pasur një takim të gjatë, të vështirë, por bisedë të hapur. Presidenti Vuçiq tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet që të marrë vendime të vështira në interest të paqës dhe përspektivës evropiane.” – kishte thënë Lajçak.

Lajme të ngjashme