Lajçak zbulon diçka të re për planin evropian: Përmban 11 pika
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se propozimi i ri për marrëveshjen mes dy vendeve, përmban 11 pika.
Këto deklarata, ai i ka bërë në një intervistë për Klan Kosova, ku pyetur se a i ka 10 pika propozimi, ai u përgjigj shkurt, “11 pika”.
Mes tjerash, ai ka thënë se raportimet e mediave në lidhje me këtë plan, nuk ishin të sakta dhe se kanë qenë “të trilluar nga njerëz të caktuar”.
”Kam parë disa tekste të prezantuara në media, që nuk ishin të sakta, të trilluara nga njerëz të caktuar, kishte ndryshime, sepse pas prezantimit të parë jam kthyer në Prishtinë dhe në Beograd kemi diskutuar dhe kemi kërkuar komentet, pastaj jemi munduar t’i inkorporojmë komentet, e kemi thënë shumë qartë që filozofia e propozimit nuk ka për të ndryshuar, sepse filozofia është hartuar me mirëkuptimin më të mirë se si të arrijmë te normalizimi, pra kjo është filozofia.” – ka thënë ai.
